Konfirmohet, Januzaj do te mbaje 11-shin legjendar
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Adnan Januzaj do të mbajë fanellën me numër 11 këtë sezon te Mançester Junaited. Mesfushori shqiptar është shpërblyer për paraqitjet e tij në sezonin e kaluar, duke fituar fanellën e famshme të legjendës Rajan Gigs, atë me numrin 11. Blerjet e reja të Junaited, Luk Shau dhe Ander Herrera, do të kenë numrin 3 dhe 21.
Ndërkohë, trajneri Luis van Gal ka nxitur spekulime se pret nënshkrime të reja këtë verë, duke lënë të lira tre numra të 11-shes së parë. Junaited nuk e ka zëvendësuar numrin pesë të Rio Ferdinand, derisa numri shtatë dhe nëntë mbeten të pashfrytëzuar, me Luis Van Gal që kërkon të sjellë nënshkrime të reja para fillimit të sezonit. Klubi anglez ka thënë përmes Twitter se çdo nënshkrimi të ri do t’ju jepen fanella me numrat që aktualisht janë të lirë. Januzaj sezonin e kaluar mbajti fanellën me numrin 44