e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tirana e gjymtuar në Shkodër

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tirana e gjymtuar në Shkodër

Tirana nuk gjen qetë si. Pas krizës së re zultateve, braktisjes së tifozëve, dorëzimit të vendit të tretë, kryeqytetasit duhet t'u bëjnë ballë edhe mungesave. Në fakt, bardheblutë prej javësh vuajnë shqetësimet në infermieri, por në prag të Vllaznisë situata është më e komplikuar.tirana Nëse në ndeshjet e kaluara Ilir Daja ka "sajuar" një formacion pa sulmues të mirëfilltë, në Shkodër do të udhëtojnë të cunguar. Kjo panoramë u pa në seancën e djeshme, gjatë të cilës shumë titullarë nuk ishin në kondicionin e duhur fizik.

Deri më tani stafi teknik duhet të bëjë llogaritë pa 4 të sigurt, ndërsa në dyshim janë 3 të tjerë. Veç Gentian Muçës që vijon riaftësimin pas operacionit dhe Elis Bakajt që mbetet në pritje të vendimit nga Disiplina, listës i shtohen edhe Olsi Teqja dhe Dorian Kërçiku. I pari humbi edhe Flamurtarin në limit pas problemeve shëndetësore që shfaqi.

Dyshohet se ka rupturë në indet e buta të barkut, ndaj pasi të kryejë sot rezonancën do të konstatohet edhe diagnoza e saktë. Por, një gjë është e sigurt, që me dhimbjet që janë ende prezente e humb ndeshjen e së dielës.

Kërçiku, nga ana tjetër, pasi ka sakrifikuar prej afro 2 javësh me kaviljen e ënjtur, madje ka luajtur dhe me gjilpërë, nuk mund të përballojë edhe Vllazninë. Por "makthi" shtohet prej Gjergj Muzakës dhe Dritan Smajlit.

Që të dy nuk janë stërvitur dot dje. Mesfushori kishte pësuar një goditje, ndërsa mbrojtësi ka dëmtim në kavilje. Por, ndryshe nga të tjerët ata priten që të rikuperohen në kohë rekord. Madje Muzaka që sot pritet në fushë, ndërsa Smajli fillimisht do të kryejë një grafi për të parë gjendjen e këmbës.

Nga ana tjetër, dyshimet janë prezente për gatishmërinë e Ervin Bulkut. Kapitenit po i bëhen shumë kohë larg fushave dhe lajmi i vetëm i mirë është që ka nisur të stërvitet nga pak në palestër, por pa shumë ngarkesa. Sot do të shihet nëse do të bashkohet apo jo me grupin. Me një grup të përgjysmuar, pritet që me Vllazninë të ketë risi në 11-she, me Enriko Papën që mund ta nisë si titullar në mesin e fushës.