e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Stoger: Mavraj na duhet në fushë, ka bërë mirë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Stoger: Mavraj na duhet në fushë, ka bërë mirë

Mungoi në ndeshjen e fundit dhe Këln u mund duke pësuar tre gola. Për këtë, trajneri i skuadrës gjermane duket se ka reflektuar që Mërgim Mavraj do të ishte më mirë të rikthehej në formacion.mavraj Në deklaratën e dhënë ditën e djeshme për mediat gjermane, trajneri ka pranuar se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është paraqitur mirë dhe se meriton që të jetë në fushë për ndeshjen e ardhshme. "Mavraj është paraqitur mirë.

Është stërvitur si duhet dhe në ndeshjet që ka qenë në fushë, ka bërë ndeshje pozitive", është shprehur fillimisht Stoger.

Mirëpo, pyetja e gazetarëve ka qenë për faktin nëse shqiptari do të rikthehet në formacionin e parë dhe kjo përgjigje e kreut të pankinës së Këlnit, duket se e ka miratuar indirekt.

Mavraj bëri tri ndeshje si titullar dhe i bindi të gjithë me atë që tregoi në fushë. Edhe vetë Stoger pak kohë më parë është shprehur shumë i kënaqur dhe për më tepër, i surprizuar nga Mavraj.