Bajerni, Gëce plus 60 milionë euro për Pogbanë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ndonëse fundi i sezonit po afron, merkato nuk fle kurrë gjumë dhe drejtuesit e klubeve të mëdhenj vazhdojnë punën e tyre për përforcimin e skuadrave.
Kjo verë pritet të jetë shumë e nxehtë, mbi të gjitha për Pol Pogbanë dhe Juventusin, sepse mesfushori francez duket të ketë bindur të gjithë pretendentët e tij për maturinë teknike e taktike, prandaj sulmi ndaj tij do të jetë i drejtpërdrejtë.
Ndërsa Reali i Madridit dhe Barcelona janë në krye të listës, të ndjekura edhe nga Çelsi dhe Mançester Siti, Bajerni i Mynihut shpreson që të kalojë në avantazh, duke bërë një ofertë të majme, por edhe të zgjuar.
Duke iu referuar gazetave sportive gjermane, bavarezët duket se kanë bërë gati 60 milionë euro, plus kartonin e Mario Gëces për Pol Pogbanë. Pa dyshim që oferta është shumë tunduese, duke qenë se, nga ana tjetër, vetë Juventusi e ka vënë Gëcen në krye të listës së dëshirave të tyre për merkaton, prandaj nëse kjo tratativë ka baza të forta dhe të vërteta, shanset që ajo të mbyllet me sukses ekzistojnë.