Tirana dhe Tërbuni stërviten të dyja në Skënder Halili
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Prej kohësh, ekipi i Tërbunit stërvitet në "Skënder Halili", kompleks që është në pronësi të klubit kryeqytetas.
Dashur pa dashur, të dyja skuadrat edhe ndeshen, pasi fill sapo mbarojnë pukjanët përgatitjet, fushën e "zaptojnë" bardheblutë. Kështu pritet që të vijojë edhe për disa ditë, ndërsa kujtojmë që java e 28-të i vë përballë këto dy ekipe.
Skuadra e drejtuar nga Viktor Gjoni do të jetë mike në "Selman Stërmasi", ndaj do të jetë e pashmangshme që pukjanët, ose edhe bardheblutë të hedhin ndonjë "sy" gjatë stërvitjes së kundërshtarit për ndeshjes e radhës. Por, nga e hëna nuk është habi që stafi teknik i të dyja skuadrave të ndryshojnë orare, që të shmangin përplasjen dhe rrjedhimisht "spiunimin".