e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Alvesh alarmon Flamurtarin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Alvesh alarmon Flamurtarin

Sulmuesi kryesor i vlon jatëve, Danilo Alvesh, ka ndier sërish shqetësime.alvesh Ai ka sakrifikuar në dy ndeshjet e fundit, duke u aktivizuar, edhe pse duhet të qëndronte jashtë fushave për shkak të dëmtimit. Alvesh rrezikon të mungojë në ndeshjen e radhës me Teutën.

Braziliani ka dëmtuar kaviljen në ndeshjen me Tiranën, ndërsa nga ekzaminimi i kryer rezultoi se dëmtimi ishte serioz. Në këto kushte, Alvesh duhet që të qëndronte jashtë fushave për dy ose tri javë, nën kujdesin e mjekëve. Por, duke qenë se lojtari u aktivizua në takimet e fundit, kjo ka bërë që lëndimi të përkeqësohet.

Alvesh nuk është paraqitur në stërvitjen e djeshme, pasi gjatë ushtrimit në seancat e fundit ka ndier dhimbje. Kjo ka bërë që mjekët të mos e lënë lojtarin të stërvitet, që dëmtimi të mos përkeqësohet më shumë. Dje lojtari ka kryer terapi nga mjekë të specializuar dhe, me shumë mundësi, rrezikon të mungojë në Durrës.

Përballë Teutës, kuqezinjtë rrezikojnë të mos kenë sulmuesit kryesor, pasi edhe Ardit Shehaj është i dëmtuar. Vlonjati ka pësuar dëmtim të ligamentit të brendshëm në ndeshjen me Tërbunin dhe do të qëndrojë gjatë jashtë fushave.

Të tjerët

Nuk është vetëm Alvesh që e shqetëson Flamurtarin, pasi edhe disa lojtarë të tjerë nuk janë në gjendje të mirë. Kapiteni Telushi së fundmi ka shfaqur shqetësime në muskujt e barkut, por pritet të jetë ndaj Teutës edhe duke sakrifikuar. Probleme ka edhe Kushtrim Lushtaku, i cilii ka pësuar kontuzion të muskujve "auktor".

Edhe ky lojtar është në vëzhgimin e mjekëve. Ndërkaq, probleme ka ndier edhe Debatik Curri. Kosovari e ka marrë veten pas dëmtimit dhe është i gatshëm, por ditët e fundit ka pasur lodhje muskulore. Pavarësisht se do të kenë probleme dhe dhimbje, lojtarët e lartpërmendur pritet të luajnë ndaj Teutës.

Ramadani

Dëmtimet kthehen në makth për Flamurtarin. Ato e kanë bërë me dhimbje koke trajnerin Zekerija Ramadani. Për trajnerin dëmtimet janë kthyer në një shqetësim serioz.

"Alvesh ende nuk e ka marrë veten 100%. Natyrisht qëbraziliani është ndër lojtarët kryesorë. Dëmtimet janë një problem serioz për ne, pasi kemi pasur edhe shumë të tjera dhe vijojmë të kemi. Këto na bëjnë të jemi ekip me dy fytyra. Dëmtimet na kanë bërë që të bëjmë eksperimente", tha trajneri i Flamurtarit.