e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Josa: Nuk vë nofka, Partizani i fiton të gjitha ndeshjet

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Josa: Nuk vë nofka, Partizani i fiton të gjitha ndeshjet

Skënderbeu vijon të shfrytëzojë javën e pushimit për shkak të grumbullimit të Kombëtares për të përgatitur sa më mirë takimet e muajit prill që do të jenë të ngjeshura. josa1Në një intervistë për "Panorama Sport", trajneri Mirel Josa flet praktikisht për gjithçka duke nisur nga Kupa dhe rivali i tyre, e deri te kampionati dhe ecuria e Skënderbeut në dy kompeticione.

Shorti i Kupës zgjodhi t'ju vërë përballë Laçit. Si e gjykoni?

Kupa është një objektiv i yni dhe, normalisht, duke qenë i tillë, fakti që jemi në gjysmëfinale tregon se nuk kishte më ekipe të forta apo të dobëta. Secila nga këto skuadra që ka ardhur në këtë fazë nuk është rastësisht këtu dhe ka si objektiv këtë trofe. Kjo e bën këtë short që të ishte i vështirë kushdo të na binte.

Laçi ishte ndër preferencat tuaja apo duhej shmangur?

Të them të drejtën nuk kisha ndonjë preferencë për sa i përket këtij shorti. Sikundër e thashë, është një objektiv i yni. Shorti na vuri përballë Laçin, që është një ekspert i Kupës këto vitet e fundit. Mbetet gjithsesi një short i vështirë edhe për vetë faktin se luhet me dy takime dhe Laçi do bëjë më të mirën për të na krijuar probleme.

Fakti që edhe Kupa është një objektiv i juaji dhe jeni në gjysmëfinale do të ndikojë në rrugëtimin në kampionat?

Nuk besoj se Kupa do të na ndikojë në kampionat dhe këtë e them me bindje. Ne kemi qenë edhe herë të tjera në të tilla pozita dhe kemi ditur të përballojmë mirë, pavarësisht se kemi fituar vetëm në kampionat dhe jo në Kupë. Mendoj se këtë vit jemi në rrugën e duhur, por do të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund. Laçi nuk e ka më forcën e sezoneve të kaluara.

Kjo do të thotë se është më e lehtë për ju?

Jo, nuk mendoj kështu. Pavarësisht se kurba e tyre e rezultateve është në rënie në javët e fundit, ata mbeten një ekip shumë i rrezikshëm. Mbetet sërish një përballje e vështirë. Janë dy ndeshje dhe mendoj se në të dyja do të kemi përballë një ekip të përqendruar që vrapon shumë dhe që mund të na hapë shumë probleme. Ne do mundohemi të jemi të përqendruar dhe t'i interpretojmë sa më mirë të dy takimet. Ai që do të jetë më i kujdesshëm dhe do të interpretojë më mirë të dyja ndeshjet do të kalojë në finale.

Muaji prill do të jetë shumë i ngjeshur me ndeshje...

Por, aspak i lodhshëm mendoj. Kemi pasur më shumë ngjeshje edhe në javët e kaluara, madje edhe më shumë se kaq dhe kemi ditur të përballojmë me sukses. Prandaj mendoj se nuk do të jetë një problem. Kishit një ecuri të mirë.

Ndalesa e kampionatit mendoni se do të ndikojë?

Skuadra është e përqendruar dhe nuk mendoj se kjo ndalesë do të sjellë probleme. Vijmë duke u rritur dhe tashmë duhet të ruajmë këtë ecuri që kemi pasur kohët e fundit. Për të mbajtur ekipin në kushte loje kemi vendosur të luajmë edhe një miqësore për të qenë ekipi i përqendruar dhe i fokusuar në lojë. Jeni katër pikë para ndjekësve.

Kur mendoni se do të vendosni kampionatin apo do të luftohet deri në javën e fundit?

Çdo javë do të ketë problematikat e veta. Ne duhet të fitojmë çdo ndeshje që tani e deri në fund për të qenë sa më të qetë dhe të sigurt. Duhet të kemi përqendrim maksimal në çdo ndeshje. Ne nuk duhet të shohim se çfarë bëjnë kundërshtarët, por të shohim veten tonë. Unë personalisht llogaris se Partizani do t'i fitojë të gjitha takimet që tani dhe deri në fund të sezonit. Një deklaratë e ngjashme nga ana juaj ka sjellë shumë polemika nga ana e drejtorit të kuq, Dervishi.

Si i komentoni ato?

Shikoni, është shumë e thjeshtë. Gjithçka qëndron këtu. Unë nuk dua të bëhem protagonist më shumë sesa jam si trajner i Skënderbeut. Secili ka mendimet e veta dhe këtë gjë unë ia lë opinionit ta gjykojë. Nuk jam mësuar t'u vë nofka të tjerëve. Ata që janë mësuar të bëjnë një gjë të tillë janë të lirë të vazhdojnë, ashtu sikundër janë mësuar.

Përgatiti: LLAZI SARO