Lëv: Gomez titullar kundër Anglisë, i trembem Vardisë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
S ot, në orën 20:45, Gjermania do presë në stadiumin "Olimpiashtadion" të Berlinit Kombëtaren e Anglisë.
Kjo klasike mbart një histori 86-vjeçare ku së fundmi ka qenë "Die Mannschaft" që ka dominuar dhe triumfuar.
Trajneri Joakim Lëv gjatë konferencës për shtyp analizon gjendjen e lojtarëve, formacionin dhe rrezikshmërinë e anglezëve.
Joakim Lëv, ndaj Anglisë zhvilloni ndeshjen e parë të vitit. Cilat janë pritshmëritë?
Mendoj se të dyja miqësoret kanë rëndësi të madhe, pasi do luajnë rol në Europian. Më shumë shërben për të analizuar karakterin në dyluftime dhe stilin e lojës. Anglia është përmirësuar dhe shihet qartë dora e Roi Hoxhsonit. Ai ka organizuar shumë mirë ekipin, sidomos në aspektin mbrojtës. Rezultatet gjatë eliminatoreve flasin vetë. Pritshmëritë janë që ne të startojmë vitin me fitore, por duhet të bindim me lojën tonë, pasi rezultati pak rëndësi do ketë.
Si është gjendja fizike e lojtarëve?
Të gjithë janë gati për t'u aktivizuar. Së fundmi u rikthye si Draksler dhe Belarabi. Nuk kemi asnjë problem me lojtarët e grumbulluar për këto duele. Do provoj disa lojtarë dhe tani është koha që ata të nxjerrin më të mirën nga vetja.
Do luajnë Gomez dhe Gëce?
Gomezin e kam parë edhe në ndeshjet në Ligën turke. Ai ka fituar shumë besim dhe kjo vërehet gjatë stërvitjes. Ka shënuar shumë gola. Kam vendosur që ndaj Anglisë ai ta nisë nga minuta e parë. Ndërsa me Gëcen fola gjatë edhe për situatën te Bajerni. Ai do ta nisë nga stoli, por mendoj se do luajë. Në Mynih ndaj Italisë do ketë shanse të luajë nga minuta e parë. Më duhet t'i jap besim dhe kohë në fushë për t'u riaftësuar dhe rifituar besimin. Uroj që edhe te Bajerni të aktivizohet. Siguria është kryesore.
E imagjinoni dot një Europian pa tifozë?
Patjetër që është parësore, pasi në radhë të parë qëndron jeta e secilit. Ne jetojmë në një botë të kërcënuar. Për sigurinë janë marrë masat e nevojshme. Për sa i përket Europianit, uroj që mos të ketë ndeshje pa tifozë.
Kujt i trembeni më shumë nga Anglia? Si ju duket Xhemi Vardi?
Anglia ka shumë lojtarë cilësorë që premtojnë për të ardhmen. Vardi është spektakolar. Ne kemi pasur shansin të analizojmë edhe të. Ka nuhatje të tmerrshme për gol dhe është sulmues shumë i shpejtë.
Cili është plani për mbrojtjen? Robert Hut nuk ka ndonjë shans të rikthehet?
Hut po luan shumë mirë te Lestëri, por në kombëtare integrojmë një stil tjetër loje dhe jemi përshtatur mirë me këta që kemi si Boateng, Humels. Jonas Hektor do luajë në të majtën, ndërsa do testojmë disa lojtarë si Ginter, Xhan, Rudi apo Hëvedes.
Përgatiti: ENIAR IBRO