Hysaj, edhe Leverkuseni në garë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Xhiufredi, konfirmon zërat që kanë dalë së fundmi për mbrojtësin shqiptar.
Pas Atletiko Madridit, në skenë ka dalë edhe Bajern Leverkusen për të marrë shërbimet e Hysajt.
Në një intervistë për "Radio Crc", agjenti i lojtarit theksoi se është e vërtetë që ai ka marrë dy oferta, por nga ana tjetër shtoi se është gjithashtu në kontakte me Napolin për rinovimin e kontratës së futbollistit. Hysaj u transferua për shumën e 5 milionë eurove te Napoli, ndërsa tani kartoni i tij vlen mbi 20 milionë euro.
Këtë shifër drejtuesit e Atletiko Madridit janë të gatshëm ta paguajnë, por në të njëjtën kohë gjermanët po insistojnë për mbrojtësin shkodran.