e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tirana-Tërbuni, ja momentet pikante gjatë ndeshjes

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tirana-Tërbuni, ja momentet pikante gjatë ndeshjes

trFitoret - Në të katërta fazat e këtij kampionati, Tirana ka fituar ndaj Tërbunit. Bardheblutë jo vetëm që kanë siguruar 12 pikë ndaj këtij kundërshtari, por kanë qenë efikas edhe në sulm, duke shënuar 11 gola dhe pësuar vetëm 2.

Këshillat - Ilir Daja ka qenë vazhdimisht kërkues ndaj të tijve, teksa në episode të ndryshme ka pasur këshilla për Gërçaliun, Karabecin apo Vucajn.

Tifozi - Në tribunën ku ndodheshin tifozët pukjanë vinin edhe kritika. Një prej tyre, në pushim të ndeshjes, po këshillonte portierin Haxho se si duhet të manovronte te goli i parë. Reagimi i lojtarit nuk mungoi, teksa ndër të tjera i tha: "Hajde ti në portë".

Fukui - Masato Fukui doli i dëmtuar nga fusha, pasi sikundër dihet edhe dje luaji me gjilpërë. Por kur i la vendin Papës, tifozët nuk i shmangën duartrokitjet ndaj japonezit, i cili duket se i ka fituar zemrat e tyre