e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tirana - Partizani do te shtyhet serish?

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tirana - Partizani do te shtyhet serish?

Derbi i kryeqytetit rrezikon të shtyhet sërish, por këtë herë jo për shkak të terrenit, por shkaqe sigurie. Sipas “Supersportit”, policia e Tiranës nuk merr përsipër sigurinë në sfidën e 12 marsit dhe kjo për shkak të një mitingu partiak në kryeqytet po në të njëjtën ditë.

Kjo sipas forcave të rendit nuk krijon mundësinë për të garantuar sigurinë në sfidën më të rëndësishme të sezonit në futbollin shqiptar.

Lajmi është konfirmuar nga burime pranë FSHF dhe për momentin palët janë në negociata për të gjetur një zgjidhje për zhvillimin normal të sfidës.

Gjithsesi në rast se nuk do të arrihet një marrëveshje, një zgjidhje mund të jetë angazhimi i një policie private, e cila në këtë rast do të ishte në ngarkesë të palës organizuese, Tiranës.

Kjo do të ishte shtyrja e tretë e kësaj ndeshje, pas atyre për shkak të terrenit të papërshtatshëm të stadiumit "Qemal Stafa".