Robben: Guardiola eshte i cmendur
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
PSV, Çelsi, Real dhe Bajern. Karriera e Arjen Robenit është e tejmbushur me trajnerë të klasit botëror, si Zhoze Murinjo, Luis van Gal dhe Pep Guardiola. Pikërisht ky i fundit konsiderohet si më i veçanti në mendjen e tulipanit. Në një intervistë për anglezen “Daily Mail”, Roben e lavdëroi shumë trajnerin e tij aktual. “Pep është thjesht i çmendur për futbollin. Në bisedën e parë që kam bërë me të, ai më tha se ishte shumë e rëndësishme për mua të filloja të shijoja futbollin. Ai nuk donte të pushoja, por donte që unë të vlerësoja atë që kisha pasur përpara meje. Pep më tha: ‘Shijo futbollin tënd, shijo jetën tënde!’ Pas kësaj ai më dha besim, sigurisht. Pep është i çmendur për futbollin, i çmendur! Gjithë kohës atë e gjen duke menduar se si të na bëjë edhe më të suksesshëm”, – u shpreh 31-vjeçari.