Tirana/ Mbrojtësi Karan rikthehet në stërvitje
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dejan Karan i është rikthyer grupit bardheblu ditën e sotme në stërvitje. Mbrojtësi serb tashmë ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë në urdhërat e trajnerit Ilir Daja.
Klubi kryeqytetas përmes një njoftimi në profilin zyrtar "Facebook" ka bërë të ditur për rikthimin e lojtarit në stërvitje.
Njoftimi
Mbrojtesi Dejan Karan eshte rikthyer sot ne stervitje duke i dhene fund periudhes riaftesuese pas dhimbjeve ne shpine. Demtimi e la jashte fushave per me teper se nje muaj duke qene nje mungese e rendesishme per skuadren bardheblu. Pas rikthimit te Gentjan Muces, ne skuader tani eshte afruar dhe Karan qe brenda pak ditesh do te marre veten per te nisur stervitjen me grupin.