Magani se fsheh gëzimin: Fitore e merituar!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gugash Magani është shprehur i lumtur për fitoren e arritur në Shkodër ndah Vllaznisë. Trajneri i durrsakëve ka përgëzuar skuadrën për paraqitjen ndërsa nuk e fsheh gëzimin për këtë rezultat.
"Nuk është e lehtë të luash ndaj Vllaznisë në fushën e saj, pasi gjithmonë ka luajtur mirë dhe ka marrë rezultate pozitive. Çdo transfertë është e vështirë, ndaj u kërkova lojtarëve të tregonin "uri" të jashtëzakonshme pasi deri tani kemi ndërtuar diçka dhe nuk duhet të dorëzohemi. Kemi qenë më të mobilizuar, dhamë maksimumin dhe e kishim detyrim ta fitonim këtë sfidë".