Cungu e pranon: Ndeshja jonë më e shëmtuar
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Armando Cungu është shfaqur tejet i mërzitur pas humbjes që skuadra e tij pësoi nga Teuta në "Reshit Rusi".
Tekniku shkodran i Vllaznisë në një prononcim për "Super Sport" nuk hezitoi të kritikonte ekipin e tij për paraqitjen e treguar.
"Ndodhi ajo që ndodhi, u treguam shumë tolerantë dhe kjo nuk më pëlqen aspak.Skuadra nuk zbatoi asnjë detyrë dhe nuk treguan dëshirë dhe mobilizim. Teuta është një rival i rrezikshëm erdhi shumë e motivuar dhe e disiplinuar dhe arritën rezultat pozitiv. Lojtarët e mi menduan se shpëtuan, por vazhdoj tu them që duhet shumë punë në çdo drejtim për të arritur objektivin, mbijetesën pasi distanca me fundin është zvogëluar dhe tani duhet mobilizim maksimal".
Për lojtarët
Kur lojtarët sillen si ushtarë atëherë edhe skuadra ecën mirë, merr rezultate pozitive, por ka ndeshje që ndihen si gjeneralë dhe bëjnë gabime të tilla, por nuk do t'i toleroj më dhe ata të cilët do të sillen kështu nuk do të kenë vend tek Vllaznia".