e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Teuta mposht Vllazninë, Bylisi i falet Bilalit në Pukë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Teuta mposht Vllazninë, Bylisi i falet Bilalit në Pukë

Kanë përfunduar dy takimet e para për javën 29-të të Kategorisë Superiore. Vllaznia është mundur në "Reshit Rusi" nga Teuta e Maganit me rezultatin 0-2, ndërsa në Pukë ka vendosur goli i Amir Bilalit në fraksionin e parë të takimit që i dha tre pikë të rëndësishme ballshiotëve.

Ndeshja e futbollit, Teuta-Terbuni i Pukes, 2-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Niko Dovana, ne Durres. /r/n/r/nAlbanian Super League football match Teuta vs Terbuni of Puka, 2-1, at the Niko Dovana stadium in Durres.

Ndeshja e futbollit, Teuta-Terbuni i Pukes, 2-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Niko Dovana, ne Durres. /r/n/r/nAlbanian Super League football match Teuta vs Terbuni of Puka, 2-1, at the Niko Dovana stadium in Durres.

Vllaznia - Teuta 0-2
Golat:
Musta 17´, Magani 73´
*Cicmil merr kartonin e dytë të verdhë, del me të kuq. Vllaznia luan me 10 lojtarë.
*Kros i Kotobellit nga e majta, Magani ndodhet në zonë gjuan me kokë topi përplaset në traversë dhe përfundon brenda vijes fatale, gjyqtari e quan gol.
* Kros i Lukiç drej zonës, Musta kërcen dhe gjuan me kokë duke çuar topin në rrjetë.

Teuta ka regjistruar fitore të rëndësishme në transfertë ditën e sotme. Skuadra e Gugash Maganit ka arritur të fitojë në fushën e Vllaznisë me rezultatin 0-2. Durrsakët zhvilluan një lojë të mirë, ku arritën të shënojnë dy herë në portën kundërshtare me anë të Mustës dhe Maganit.

Vendasit ishin kërkues në fraksionin e parë, ndërsa në të dytin u shfaqën më të vakët në fushë, duke mos arritur të kundërsulmojnë. Ndërkohë që durrsakët ja dalin të realizojnë dhe golin e dytë që i dha dhe qetësinë ekipit.

Si për të mos mjaftuar disavantzhi 0-2, shkodranët luajnë me një lojtar më pak, pas daljes me të kuq të mbrojtësit Cicmil, i cili merr kartonin e dytë të verdhë.

Me këtë fitore "djemtë e detit" mbeten në vendin e katërt më 48 pikë. Po ashtu dhe kuqeblutë e Cungut nuk lëvizin nga vendi i shtatë, duke lënë pas Bylisin i cili u ngjit në të 8-in pas fitores së marrë në Pukë.

Pjesa e parë- Teuta ka fituar në 45 minutat e para në Shkodër, pas një goli me kokë të mesfushorit Emiljano Musta. Edhe pse Vllaznia ka qenë më kërkuese, ka hasur në një mbrojtje të hekurt të durrsakëve. Këta të fundit janë munduar të shfrytëzojnë kundërsulmin, në një kohë që nga minuta e parë janë në fushë Bernardo dhe Magani. Pa u mbyllur pjesa e parë, Cungu bëri një ndryshim, duke larguar Çinarin dhe aktivizuar Dibrën

Formacionet zyrtare
Vllaznia:
Dragojeviç, Pjeshka, Cicmil, Vrapi, Marku, Barbulla, Krymi, Sefa, Çinari, Shtubina, Kalaja Trajner: Armando Cungu
Teuta: Moçka, Lukiç, Hoxha, Shkalla, Kotobelli, Musta, Hila, Lena, Çyrbja, Magani, Bernardo Trajner: Gugash Magani
Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Ridigert Çokaj, Paulin Simoni, Blerim Ziri

Tërbuni - Bylisi 0-1
Golat:
Bilali 21´
* kros nga e majta për Bilalin pranë zonës, i cili gjuan topin me kokë dhe realizon.

Bylis ka marrë tre pikë të rëndësishme në përballjen ndaj Tërbunit në "Ismail Xhemaili". Ballshiotët kanë regjistruar një fitore me vlerë në sfidën ndaj skuadrës së Viktor Gjonit, që i pozicionon në vendin e tetë me pikë të barabara me Flamurtarin që zbret nesër në fushë ndaj Partizanit.

Në këtë takim ka vendosur goli me kokë i Amir Bilalit pas një krosimi të Peposhi nga e majta në minutën 21'.

Pavarësisht terrenit të rënduar të dyja skuadrat janë përpjekur me të gjitha forcat për të ndryshuar rezultatin por gjithçka është vendosur nga aksion i pjesës parë.

Pjesa parë- Bylisi zhvillon 45 minutësh të mirë. Shfaqet kërkues, dominon dhe arrin të marrë epërsinë me anë të Bilalit, i cili shfrytëzon një kros nga e majta dhe realizon me kokë. Vendasit nuk ja dalin të kundërsulmojnë pasi janë miqtë që zotërojnë lojën dhe krijojnë aksione më të shpeshta goli.

Tërbuni: Kuka, Fangaj, Beci, Danaj, Kaçaj, Karakaçi, Tushe, Gavazaj, Dedyn, Lala, T. Marku Trajner: Viktor Gjoni
Bylisi: Frashëri, Dukiç, Brahja, Alla, Peposhi, Muskaj, Bilali, Tahiri, Izuçuku, Varea, Hoxhaj Trajner: Adnand Zilxhoviç
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Enea Pashaj, Renato Malaj, Sokol Çekaj