e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tirana-Laçi/ Nga heshtja te Vujadinoviç që ngatërron pankinë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tirana-Laçi/ Nga heshtja te Vujadinoviç që ngatërron pankinë

Edhe Tirana me Laçin iu bashkuan nderimeve për ngjarjen e ndodhur në Vlorë, kur një tifoz humbi jetën. tirana laciNdeshja nisi me heshtje, ndërsa detajet e shumta që ofroi kjo ndeshje nuk munguan.

Binte në sy numri i madh i titullarëve të dëmtuar të Tiranës në tribunë, si dhe momenti kur portieri Vujadinoviç për pak sa nuk u ul te pankina e vendësve.

Heshtja

- Ndeshja nisi me një minutë heshtje për të nderuar tifozin vlonjat, Mikel Selmanaj, i cili humbi jetën pak ditë më parë. Ngatërrimi - Miroslav Vujadinoviç ngatërron pankinat. Pak para se të niste ndeshja, portieri, i cili dje ishte rezervë, iu drejtua stolit të Tiranës, por vetëm kur nuk pa shokët e tij, e kuptoi se duhet të shkonte nga ana tjetër.

Mungesat

- Karabeci, Karan, Bulku, Kërçiku e Idrizaj e panë ndeshjen në tribunë dje. I pari mungonte prej kartonëve, ndërsa të tjerët për shkak dëmtimesh. Madje, në fund policët nuk i lejonin të futeshin në dhomat e zhveshjes, pasi nuk i njihnin.

Maska

Olsi Teqja luajti me maskë dje. Për të shmangur kontaktin në hundën e thyer, lojtari vendosi mburojë, paçka se në një moment dyluftimi e pa veten në siklet, pasi iu largua.

Gjyqtarët

Shirat e dendur nuk rënduan vetëm terrenin, por detyruan edhe arbitrat që në pushim të ndryshonin uniformë. E nisën ndeshjen me blu të errët dhe e përfunduan me jeshile.

Japonezi

Masato Fukui shfaqet gjithnjë i kuruar me flokët e tij. Japonezi u shfaq me ngjyrë të re. Pas blusë (të cilat i leu për shkak të ngjyrës që ka fanella e Tiranës), dje i kishte zverdhur sërish.