Java e 30-të/ Zbardhet kalenderi, ja kur luhen takimet
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Është zyrtarizuar kalendari për javën e 30-të të Kategorisë Superiore. Ditën e shtunë do të luhen tre takime ndërsa të dielën dy prej tyre.
Kështu, takimi i parë do të luhet mes Laçit dhe Flamurtarit në orën 16:00, ndërsa dy përballjet e tjera mes Skënderbeut -Tërbunit dhe Teutës me Kukësin zhvillohen në orën 19:00.
Dy takimet e mbetura të së dielës, Bylis-Tirana dhe Partizani-Vllaznia do të startojnë në 16:00.