Shameti: Goli për familjen, nuk jemi aleat me Partizanin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Me golin e shënu ar dje ndaj Skënderbeut, por edhe sigurinë në mbrojtje, Ylli Shameti po tregon edhe një herë tjetër se ky është sezoni i tij.
Qendërmbrojtësi shtatlartë po kthehet në një lojtar kyç në mbrojtje, por katër golat e shënuar në këtë sezon flasin edhe për sukses në repartin e avancuar.
Në një intervistë për "Panorama Sport", Shameti ka folur në lidhje me fitoren ndaj kampionëve, por gjithashtu ka mohuar zërat për një aleancë të klubit të tij me Partizanin.
Një trepikësh ndaj kampionëve në fuqi vlen shumë, si ndiheni kur ai ka ardhur nga këmbët tuaja?
Natyrisht që jam i lumtur që arrita të shënoj, por kjo është meritë e të gjithë skuadrës. Kemi bërë një lojë të mirë dhe të fitosh ndaj Skënderbeut nuk është aspak e lehtë, por ne treguam më të mirën tonë. Janë shtuar zërat se Kukësi ka bërë një aleancë të heshtur me Partizanin.
Keni një koment në lidhje me këto aludime?
Ne kemi objektivat tona si në kampionat, ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë dhe shohim vetëm ndeshjet tona. Nuk kemi aleancë me askënd dhe luajmë për të fituar, në mënyrë që në fund të sezonit të renditemi në vendin e tretë në klasifikimin e Superiores. Por, në rast se ekipe të tjera përfitojnë nga fitoret tona, ky nuk është problemi ynë.
Ia plotësuat edhe presidentit Gjici premtimin që u bëri tifozëve të Partizanit...
Ai e ka kërkuar me ngulm fitoren dhe ne e arritëm. Jemi shumë të lumtur për një gjë të tillë dhe duhet të vazhdojmë të ruajmë të njëjtin ritëm edhe në vazhdim.
Do të luani me të njëjtin ritëm edhe ndaj Partizanit...
Përpara kemi dy ndeshje shumë të vështira, ku do të përcaktohet në njëfarë mënyre edhe objektivi që kemi për renditjen në klasifikim, kështu që duhet të mendojmë për atë.
Keni një dedikim për golin?
Për familjen time, presidentin dhe tifozin e vogël të skuadrës, Enkel Rusin.
Përgatiti: ARMAND HALILI