e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tirana-Kukësi/ Bardheblutë paguajnë dënimin e Elis Bakajt

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tirana-Kukësi/ Bardheblutë paguajnë dënimin e Elis Bakajt

Klubi i Tiranës ka paguar gjysmën e dënimit të Elis Bakajt. Sulmuesi u dënua me katër ndeshje në derbin mes Partizanit dhe Tiranës (2-0) dhe pas shlyerjes së gjysmës së dënimit, bardheblutë njoftojnë se kanë paguar detyrimet nga Komisioni i Disiplinës.

received_10207003262098024Elis Bakaj pritet të jetë titullar në ndeshjen e nesërme (të dielën ora 17:00) ndaj Kukësit.

"Klubi ka paguar sot gjysmën e denimit te Elis Bakaj. Sulmuesi do te rikthehet neser ne fushe per te kontribuar per skuadren. Pas kartonit te kuq te marre ne derbi, Bakaj u denua nga Komisioni i Disiplines per te munguar ne kater ndeshje i pezulluar.

Pasi ka shlyer gjysmen e denimit, rregullorja lejon qe gjysma e mbetur e denimit te konvertohet kundrejt pageses. Bakaj ka zhvilluar gjate javes stervitje me skuadren dhe neser do te jete i gatshem per ta nisur nga minuta e pare",-njofton klubi i Tiranës.

partizani1-470x353

Më herët, Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së pezulloi Elis Bakajn me 4 javë te Tirana, ndërsa gjobiti skuadrën e Partizanit për incidentet e ndodhura në derbin e kaluar.