Roma-Inter ndahen në paqe, Mançini i beson Rei Manajt (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UPDATE/ Roma dhe Interi ndanë nga një pikë në sfidën e vlefshme për Javën e 29-të të Serisë A.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1 në 'Olimpiko', duke bërë që skuadrat të ruajnë pozicionet e tyre të mëparshme në tabelën e klasifikimit. Me këtë rezultat Roma ndodhet në vendin e tretë me 60 pikë, e ndjekur nga Interin në vendin e katërt me 55 pikë.
Fillimisht, Interi kaloi në avantazh në minutën e 53´ me anë të Ivan Perisiç, ndërsa për Romën barazoi rezultatin Niangolan në minutën e 84'.
Zikaltrit e Mançinit rritën presionin e lojës në pjesën e dytë duke kërkuar një rezultat pozitiv në transfertë, ndaj pretendentëve kryesor për vendin e tretë të zonës Champions.
Trajneri Roberto Mançini aktivizoi në këtë takim edhe sulmuesin kuqezi, Rei Manaj. Edhe pse qëndroi vetëm 10 minuta në fushë, Manaj u shfaq dy herë para portës kundërshtare.
Roma - Inter 1 - 1
Gol: Perisiç 53'/ Nainggolan 84´
FORMACIONET ZYRTARE:
ROMA (4-3-1-2): Szczesny; Florenzi, Manolas, Rudiger, Digne; Pjanic, Keita, Nainggolan; Salah; Perotti, El Shaaraëy. Trajner: Spalletti
INTER (4-2-3-1): Handanovic; D'Ambrosio, Miranda, Murillo, Nagatomo; Medel, Brozovic; Biabiany, Ljajic, Perisic; Eder. Trajner: Mancini
