e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Hysaj drejt Madridit? Gati oferta për mbrojtësin kuqezi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Hysaj drejt Madridit? Gati oferta për mbrojtësin kuqezi

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit Elseid Hysaj është vënë në fokus të skuadrave të mëdha europiane.

Untitled-15Mediat italiane shkruajnë se suksesi që ai po arrinë me blutë e Napolit, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve. Sipas portalit të njohur sportiv "tuttomercatoweb", Atletiko e Mardidit është interesuar për kartonin e mbrojtësit kuqezi.

Për Interesimin e disa klubeve jashtë Sirisë A ndaj Hysajt ka folur edhe agjenti i tij, por duke e lënë të hapur mundësinë e rinovimit të kontratës me Napolin.

Hysaj është vlerësuar në javët e fundit me notat maksimale për paraqitjen e tij në Serinë A. Për mbrojtësin ka folur me nota pozitive edhe trajner i Kombëtares, Xhani De Biazi.