e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Sfida e mbijetesës, Cungu e sheh si jetë a vdekje

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sfida e mbijetesës, Cungu e sheh si jetë a vdekje

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, e ka quajtur një takim për "jetë a vdekje" këtë të sotmin ndaj Bylisit. cunguPavarësisht diferencës që kanë shkodranët në pikë para kësaj sfide, sërish për teknikun këto në një përballje të tillë nuk duket se do të kenë shumë vlera.

Për të e rëndësishme është që skuadra të tregojë vlerësimin e duhur përballë kundërshtarëve, të cilët në njëfarë mënyre kanë takimin e sezonit. Tekniku ka folur edhe për mungesat që do të ketë në këtë përballje, ndërsa ka shpjeguar edhe arsyen pse kërkon nga lojtarët e tij që të jenë më seriozë në punën e përditshme.

Cungu ka theksuar se në këtë takim objektivi i vetëm do të jetë marrja e pikëve maksimale.

Në përballjen me Bylisin, Vllaznia vjen pas disa takimeve mjaft të mira. Sa pozitive shikohet kjo nga ana e stafit teknik?

Ndeshja e Ballshit është shumë vendimtare për ne. Ekipi ka zhvilluar disa takime të mira dhe kemi arritur edhe rezultatet e duhura. Për këtë mund të them se edhe në këtë përballje do të kërkojmë të bëjmë të njëjtën gjë. Një rezultat pozitiv në Ballsh do të na jepte jo vetëm një ruajtje apo thellim diference me ekipin e Ballshit, por do të na krijonte dhe një qetësi më shumë për fazën e katërt të këtij sezoni. Sa më herët që të arrijmë qëndrimin në këtë kategori, aq më shumë do të jemi të qetë dhe të punojmë për të ardhmen. Sa më shumë që të zgjasë kjo agoni, aq më shumë do të jetë në dëm edhe të sezonit të ardhshëm.

Bylisi ka disa mungesa, por as Vllaznia nuk është e qetë...

Mungesat te Bylisi janë evidente. Megjithatë, ata janë skuadër e mirë, e cila duhet respektuar. Në merkaton e janarit ka bërë afrime cilësore me disa lojtarë të huaj dhe të huazuar nga Skënderbeu. Për mendimin tim, pikët që ka nuk i përgjigjen nivelit të skuadrës. Bylisi ka mungesa në këtë takim, por me kontingjentin që ka, nuk mendoj se është në gjendjen e rëndë që jemi ne. Ku mungesa e Arbrit dhe e Dibrës janë të ndjeshme në këto momente, po ashtu edhe ajo e Gurishtës. Ndërsa kemi edhe disa lojtarë që do të jenë në fushën e lojës, por që nuk kanë gjendjen e tyre optimale. Megjithatë, kjo nuk do të na pengojë që të kërkojmë një rezultat pozitiv në Ballsh.

Keni qenë shumë kërkues me skuadrën gjatë gjithë javës...

Natyrshëm! Nëse do të bëjmë punën siç duhet, si profesionistë, këta lojtarë duhet të dinë të sillen si të tillë. Pavarë- sisht lojërave të mira dhe rezultateve të mira, kam kërkuar nga të gjithë lojtarët që të paraqesin edhe seriozitetin e tyre profesional, pasi kjo do të rrisë natyrshëm punën në grup. Në këtë aspekt kam shikuar disa momente vetëkënaqësie në ekip. Nuk është koha për të qeshur, pasi në ato momente kur e kemi bërë, kemi humbur seriozitetin në skuadër dhe kjo mund të ndikojë edhe në punën tonë. Vllaznia nuk i takon një, dy apo tre personave, apo as Armando Cungut, por i takon një Shkodre të tërë. E derisa rezultatet dhe ajo që po tregon Vllaznia nuk janë aty ku të gjithë e dëshirojnë, atëherë nuk kemi ende kohë për të qeshur, qoftë edhe në proceset stërvitore.

Do të kënaqej Cungu edhe me një pikë në Ballsh?

Ne në çdo takim jemi futur për ta fituar. Ndoshta niveli i kundërshtarit do të na impononte edhe rezultate të tjera. Por ne si në çdo takim edhe këtë herë do të futemi në fushën e lojës për të arritur një fitore, gjë që do të bënte të ishim fare pranë mbylljes së hesapeve për qëndrimin në kategorinë superiore.

Sulmi ka shënuar në dy takimet e fundit shtatë gola. A mendoni se po funksion siç duhet ky repart?

Për mendimin tim, po funksionon ekipi. Nuk them se funksionoi sulmi apo ndonjë repart tjetër. Ne duhet të bëjmë detyrën tonë të gjithë që ekipi të shkojë te porta. Për mua nuk ka rendë- si kush shënon, pasi për mua ka shumë rëndësi funksionimi i skuadrës si në fazën sulmuese, e po ashtu edhe në atë mbrojtëse.

Në Ballsh, me sa mësohet, do të hapen portat për tifozërinë. Sa mund të ndikojë një gjë e tillë?

Për ne është një nxitje për të treguar vlerat më të mira. Për lojtarët tanë, kur kanë tifozë në shkallët e stadiumit, shikohet si një motivim më tepër. Kur shkallët e stadiumit janë plot, atëherë lojtarët kanë më shumë motivim. Për ekipin e Ballshit kjo mund të jetë ndeshja e jetës, por kjo do të jetë edhe për lojtarët tanë. Ndoshta në të tilla kushte presioni është më i madh tek ata.

Përgatiti: ADMIR URUÇI