Tirana AS luan tenis në derbi, Vllaznia është rul
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
U luajtën dje ndeshjet e javës së 13-të në futbollin e femrave. Skuadra e drejtuar nga Gëzim Gega ka surprizuar, teksa dje në derbin e kryeqytetit Kinostudio-Tirana AS, e mbyllur në shifrat 2-6, arrin fitoren e tretë radhazi.
Në superformë ishte lojtarja Anela Vishkulli ajo që ka shënuar "poker" ndaj skuadrës së Kinostudios. Vllaznia nuk e ka vënë në diskutim asnjëherë fitoren në transfertën me Apoloninë, e 13-ta radhazi. Kampionet e dominuan krejtësisht lojën. Ato kishin një diferencë të madhe ndaj vendëseve në lojën e tyre.
Përveç golave të shënuar, goditën dhe 3 herë shtyllat e portës, por edhe shpërdoruan shumë raste të tjera shënimi. Apolonia vetëm në pjesën e dytë u mundua të reagonte, por pa sukses, pasi rastet për shënim të krijuara prej tyre numëroheshin me gishtat e njërës dorë.
Ekipi i AAS ka humbur 1-6 në derbin e Shkodrës përballë Juban Danja. Edhe pse AAS ka shënuar golin e parë me anë të Thomaj, Jubani ka kthyer menjëherë rezultatin duke shënuar 3 gola në pjesën e parë. Dy herë realizoi Paula Jaku dhe më pas Rrotani për të vijuar me golat në pjesën e dytë nga Krasniqi, Rripaj dhe Mustafaj.
The Door, edhe pse me vështirësi, ka fituar ndaj Skënderbeut, skuadër që tregoi se nuk ishte për shëtitje në Shkodër. The Door u ndëshkua që në minutën e 18-të me anë të Berberit, por nuk vonoi shumë dhe arriti të barazojë me anë të Djegsinës.
Pjesa e parë mbyllet në baraspeshën 1-1. Në pjesën e dytë është sërish Djegsina që realizon golin e dytë në minutën e 61-të, duke vulosur në 2-1 fitoren për The Door në një përballje të rëndësishme ndaj Skënderbeut. Teuta mori dje në shtëpi një fitore me mjaft vlera përballë Dajtit.
Skuadra e trajnerit Alban Kolea dominoi gjatë gjithë takimit dhe nëse do të tregohej më e saktë përballë portës, mund të shënonte edhe më shumë. Për vendëset shënoi dy herë kapitenia Malaj dhe një herë Kërtusha, ndërsa golin e nderit për Dajtin e shënoi Meta.
Kinostudio-Tirana AS 2-6
GOLAT: Lulaj 60´, 75'/ Vishkulli 28´, 48´, 70´, 80´, Koldashi 58´, Kodra 67´ (11-m)
Kinostudio: Noka, Llalla, Aliaj (Fekollari 58´), Kamberi, Lulaj, Beqiri (Tabaku 67´), Lufi, Jova, Pocesta, Cana, Molla (Begallo 13´). Trajner: Gëzim Gjonpalaj
TIRANA AS: Deda, Beqiraga, Aliu, Leba, Tota, Mema, Kodra, Vishkulli, Koldashi, Kotarrja (Kolgjini 65´), Sallahi (Kola 76´). Trajner: Gëzim Gega GJYQTARË: E. Veseli, E. Burgu, E. Hushi, I. Burgu (Fushë-Krujë)
DELEGATE: Elira Kajtazi (Tiranë)
KARTON I VERDHË: Begallo 87´
Apolonia-Vllaznia 0-3
GOLAT: Doçi 11´, 32´, 30´ Begolli
APOLONIA: Mulla, Cenkaj, Xhindole, K.Goro, Demiri, Tahiri, Taullaj, Zarka, Gjoni, Levanaj, E. Goro (U aktivizuan: Muskaj, Doko, Kostaj). Trajner: A. Ymeraj
VLLAZNIA: Dyrmishi, Sufaj, Bajraktari, Gjini, Lipa, Brota, Begolli, Maliqi, Doçi, Muja, Gruda (U aktivizuan: Leka, Mllaja, Legata, Beqiri, Premçi). Trajner: N. Leka
GJYQTARË: E. Rusta, E. Kume, M. Salla (Elbasan)
DELEGAT: A. Sorra (Patos)
AAS-Juban Danja 1-6
GOLAT: Thomaj 10'/ P. Jaku 12´, 49´, Rrotani 37´, Krasniqi 55´, Rripaj 62´, Mustafaj 79´ AAS: Gocaj, Shytani, Daku, Thaçej, Sufaj (Piri 60´), Isaj (Lulaj 46´), Thomaj, Dukaj, Uruçi, Dibra, Prendushi. Trajnere: A. Uruçi
JUBAN DANJA: Muçejani, L. Jaku, Hilaj, Ndoci, Gega (Dukaj 46´), Lorja (Haxhari 46´), Krasniqi, Mustafaj, P. Jaku, Rrotani, Rripaj. Trajner: M. Jaku
GJYQTARË: J. Borova, D. Salja, S. Zeka
The Door-Skënderbeu 2-1
GOLAT: Djegsina 31´ 61´ / Berberi 18´
THE DOOR: Hajdari, Skutina, Halili, Brahimi, Rrasari, Piranaj (Shuto 85´), Vukoviç, Djegsina, Armoku (Shmidra 75´), Asllanaj, Hasanaj. Trajner: A. Parmeza
SKËNDERBEU: Sula, Kasa, Kullia, Zizolli, J. Niçku, Zëre, Morava, Popa, Myrtollari, Berberi, M. Niçku. Trajner: S. Lako
GJYQTARË: M. Çemeri, K. Gjyli, E. Kapxhiu
Teuta-Dajti 3-1
GOLAT: Malaj 19´, 60´, Kertusha 90'/ Meta 76´
TEUTA: Hazizi, Çela, Celanji, Camga, Hysa, Dedgjonaj, Zotkaj, Xhymerti, Kertusha, Malaj, Xheci (U aktivizuan: Tusha, Qerimi, Laraj, Koxha, Shpata). Trajner: A. Doraci
DAJTI: Domi, Xhaja, Disha, Xhaferri, Hoda, Çaushi, Spaho, Çaushllari, Meta, Visha, Sena (U aktivizuan: Zalla, Nika). Trajner: K. Gjonpalaj
GJYQTARË: A. Stolaj, O. Abazi, K. Prenga
Përgatiti: A.Dushku/M.Mbriçaj/ S.Nikshiqi/R.Gjini