e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tirana, 20 milion leke per fitoren ne derbi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tirana, 20 milion leke per fitoren ne derbi

Drejtuesit e Tiranës po kërkojnë të motivojnë maksimalisht lojtarët e tyre për derbin kryeqytetas midis Partizanit dhe Tiranës, që do të luhet të shtunën në orën 20:00. Tashmë siç është bërë traditë, donatorët kanë vendosur një shpërblim prej 20 milion lekësh në rast fitore kundër Partizanit. Në fakt, një gjë e tillë nuk u është komunikuar ende lojtarëve, por nga sa mësohet sponsorët Lulzim Morina dhe Refik Halili do ta bëjnë publike pak para kësaj ndeshje. Por kjo ndeshje është e rëndësishme për Tiranën edhe sepse tre pikë të siguruara për bardheblutë do ti largonte ata edhe më tej nga zona e skuadrave që do të zbresin në kategorinë e parë.