e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tifozet e Partizanit: Me Tiranen sfide 'jete a vdekje'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tifozet e Partizanit: Me Tiranen sfide 'jete a vdekje'

Tifozët e Partizanit duket se nuk do të pranojnë një humbje të dytë rradhazi në derbin ndaj Tiranës. Pasi kanë ndjekur seancën stërvitore të skuadrës së tyre në Yrshek, ata janë takuar me tranjerin Marcio Sampaio, me të cilin kanë biseduar për rreth 15 minuta. Ultrasit e kuq i kanë bërë të qartë teknikut portugez se sa e rëndësishme është për ta kjo sfidë. “Është një sfidë që për ne vlen më shumë se i gjithë sezoni. Nuk ka kuptim kampionati nëse nuk fitojmë me Tiranën. Kërkojmë 3-pikë. Është një sfidë ‘jetë a vdekje’. Kemi shumë besim tek ty se do të dish të na dhurosh një emocion shumë të veçantë”, mësohet se i kanë thënë ndër të tjera tifozët trajnerit Sampaio.