e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

EL, Pirlo dergon Juventusin ne cerekfinale

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
EL, Pirlo dergon Juventusin ne cerekfinale

Juventus ka arritur të kualifikohet për në çerekfinalet e Europa League, falë golit fantastik të Andrea Pirlos. Ndeshja u karakterizua nga një ritëm i lartë loje dhe me mundësi të mira për gol. Mario Gomez dhe Josip Ilicic për Fiorentinën, nuk arritën ti shfrytëzonin si duhet rastet e krijuara, duke dështuar përball portës së Buffon. Gjithashtu Carlos Tevez, Fernando Llorente dhe Arturo Vidal nuk mundën të shënoin gjatë ndeshjes pavarsisht situatave të favroshme që u krijuan për ta. Edhe pjesa e dytë u luajt me intensitet të lartë nga të dyja skuadrat. Në minutën e 70, Gonzalo Rodriguez, ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj sulmuesit juventin Llorente, duke u ndëshkuar me karton të kuq dhe u detyrua të largohej nga fusha e lojës. Andrea Pirlo me anë të goditjes së dënimit, shënoi golin e avantazhit për Juventus dhe të vetmin e ndeshjes. Skuadra e Antoni Contes u mundua ta shfrytëzonte epërsinë numerike në fushë për të shënuar golin e dyte, por shifrat nuk ndryshuan deri në përfundim të ndeshjes. Me rezultatin e përgjithshëm 2-1, Juventus është skuadra që kualifikohet për në fazën e çerekfinaleve.

EL, Napoli i pafat në San Paolo



apoli nuk ka mundur të siguroj më shumë se një barazim 2-2 në San Paolo ndaj ekipit portugez të Portos, duke mbyllur garën në Europa League. Me një lojë të dominuar nga napolitanët, ishin pikërisht ata që dolën të parët në avantazh në minutën e 21, me anë të golit të Goran Pandev. Në pjesën e dytë potugezët u munduan të dilnin më shumë në sulm dhe në minutën e 69, Nabil Ghilas, shënoi golin e barazimit për Porton. Ishte sërisht ekipi portugez ai që do të reagonte, kur në minutën e 76, Quaresma, kalon në avantazh skuadrën e tij. Vendasit vetëm në minutën e 92, barazuan shifrat në 2-2 me anë të Duván Zapata. Me rezultatin e përgjithshëm 3-2, Porto kalon në çerekfinalet e Europa League.

EL, Benfica eleminon Tottenham



Në barazim 2-2 ka përfunduar ndeshja midis Benfica dhe Tottenham e vlefshme për Europa League. Portugezët e Benfica kishin arritur të siguronin një fitore të rëndësishme në Londër ndaj Tottenham, në ndeshjen e parë, duke i bërë ata favoritët kryesor për të kaluar në fazën çerekfinale. Djemtë e Tim Sherwood, shpresonin për një përmbysje në Lisbon dhe të vazhdonin më tej avanturën e tyre në Europa League, por Benfica u tregua e vëmëndshme për të mos bërë gabime në ndeshjen e së enjtes. Portugezët dolën të parët në avantazh në minutën e 34, me anë të  Ezequiel Garay. Tottenham u kundërpërgjigj vetëm në minutën e 78 dhe 79, kur Nacer Chadli, shënoi dy gola të shpejt për Tottenham. Miqtë u munduan të shënonin edhe golin e tretë, i cili do ta dërgonte ndeshjen në shtesë, por në minutën e 95, Lima, nga pika e bardhë e penalltisë barazoi shifrat në 2-2. Është Benfica ajo që kualifikohet për në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 5-3.


Ekipet çerekfinaliste të Europa League:



Az Alkmar
Basel
Benfica
Juventus
Lyon
Porto
Sevilla
Valencia