e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Junaited, Liverpul dhe Inter, ne gare per Xherdan Shaqirin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Junaited, Liverpul dhe Inter, ne gare per Xherdan Shaqirin

Anësori i Bajern Mynih, Xherdan Shaqiri, ka tërhequr interesimin e madh të Interit, Liverpulit dhe Mançester Junaited, ka konfirmuar agenti i lojtarit. 22 vjeçari i është bashkuar Bajernit në vitin 2012, por ka luajtur vetëm 629 minuta në Bundesliga këtë sezon dhe agjenti Erdin Shaqiri ka konfirmuar interesimin e Interit, Mançester Junaited dhe Liverpulit, raporton Telegraf.

“Ai ka nevojë që të luajë, e kjo te Bajerni është e pamundur. A mund të largohet? Janë klube si Interi, Mançester Junaited, Liverpuli dhe të tjerë që janë të interesuar për të. Nëse ata e konfirmojnë interesimin, atëherë ne jemi të gatshëm t’i dëgjojmë ofertat e tyre”, është shprehur Erdin Shaqiri për Blick. Shaqiri ka një çmim nga 15 deri 20 milionë euro.