Lenjani 'kercenon' Serbine: Nuk kthehemi nga Beogradi po s'fituam
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesfushori nga Kosova, i cili aktivizohet edhe si mbrojtës, Ermir Lenjani, ka thene se Shqipëria mund të korr fitore ndaj Serbisë edhe në Beograd. Futbollisti i St. Gallenit thotë se Kombëtarja kuq e zi mund ta ‘prekë’ Kampionatin Evropian ‘Franca 2016’.
Një ndër prurjet e trajnerit italian, Xhani De Biazi vitin e kaluar te Kombëtarja e Shqipërisë, ka qenë edhe mesfushori nga Kamenica e Kosovës, Ermir Lenjani. 24-vjeçari deri më tani ka regjistruar vetëm një ndeshje me Kombëtaren, teksa u paraqit në miqësoren që Shqipëria e zhvilloi vitin e kaluar me Armeninë. Ermiri në këtë ndeshje la përshtypje shumë të mira për t’ ftuar rregullisht në Kombëtare në takimet e radhës.
Lenjani në një intervistë për ‘Sport Plus’, deklaron se De Biazi i ka premtuar atij vendin e titullarit.
“Trajneri më ka thënë që mos të frikohem, pasi do të luaj në krahun e majtë. Por, unë do të punoj shumë për ta merituar vendin”, ka deklaruar Ermir Lenjani duke folur edhe për aventurën si futbollist kuq e zi.
“Deri më tani po më duket shumë mirë. Të gjithë jemi të shoqëruar dhe i’a kalojmë shumë mirë”, vlerësoi Lenjani.
‘Ose fitore, ose nuk do kthehemi nga Beogradi’
Portugalia, Danimarka, Serbia dhe Armenia do të jenë kundërshtarët e Shqipërisë për kualifikimet e Kampionatit Evropian ‘Franca 2016’. Para se të komentojë grupin, Lenjani ndalet në ndeshjet me Serbinë.
“Me Serbinë do të jetë ndeshje e madhe për neve shqiptarëve. Ose fitore, ose nuk do kthehemi nga Beogradi (qesh). Do të ishte mirë që të fitonim në Beograd, për faktin sepse Serbia historikisht ka qenë armike e popullit tonë. T’ua kthejmë sadopak edhe dëshmorëve meritat me një fitore”, theksoi Ermir Lenjani.
“Gjasat i kemi të mira, sepse dy skuadra kualifikohen nga grupi dhe e treta shkon në play off. Më mirë që i kemi ekipet e forta, pasi kemi motiv të madh dhe secili do angazhohet shumë. Mund t’ia dalim”, theksoi Ermir Lenjani.