e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tifozët duan Halilajn në portë, ja pikantet në Flamurtari-Kukësi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tifozët duan Halilajn në portë, ja pikantet në Flamurtari-Kukësi

Thirrje kundër ekipit, largim nga stadiumi që 10 minuta para se të përfundojë ndeshja, por edhe pakënaqësi për zgjedhjen e Ramadanit për titullarin e portës kuqezi.fla Tifozët e Flamurtarit kanë mbetur të zhgënjyer me ndeshjen e djeshme, ndërsa në momentet pikante të sfidës mund të veçohet edhe lutja e brazilianit Birungueta për tri minuta.

Portieri - Në momentin e shënimit të golit të parë nga Kukësi, tifozët e Flamurtarit kanë kërkuar që në portë të rikthehej Argent Halilaj, i cili prej disa ndeshjesh qëndron në stol. Madje, emri i portierit vlonjat është thirrur në kor edhe nga grupimi "Flota Kuqezi". Ndërsa në minutën e 80-të, duke parë që rezultati nuk po ndryshonte, shumica e tifozëve në tribunën përballë braktisën stadiumin.

Zeqiri - Mesfushori Hair Zeqiri rikthehet të shohë Flamurtarin në stadium, por me paterica. Ai ka ndjekur ndeshjen së bashku me sulmuesin tjetër të dëmtuar, Ardit Shehaj, si dhe portierin e lënë në tribunë në ndeshjen e djeshme, Klodian Xhelilajn. Kujtojmë që Zeqiri e ka mbyllur sezonin pas operacionit në këmbën e majtë 6 javë më parë.

Shtesa - Tifozët vlonjatë nuk kanë qenë dakord me tri minutat shtesë të dhëna në fund. Madje, edhe mjeku i skuadrës, Ardian Lluka, ka kontestuar këtë moment, duke i kërkuar gjyqtarit se duheshin 5 minuta.

Birungueta - Mesfushori brazilian i Kukësit ka habitur të pranishmit me lutjet që bënte para se të futej në fushë. Teksa priti të zëvendësonte Dvornkoviçin në minutën e 56-të, Emanuel Birungueta qëndroi dy minuta afër gjyqtarit të katërt dhe me duart lart po lutej. Disa tifozë vlonjatë, duke parë lutjen e gjatë të lojtarit, me ironi nga tribuna i thanë: "Ki mendjen ore, se do të kthejnë ndërrimin".

Kuksianët - Rreth 25 ultras të Kukësit kishin udhëtuar dje drejt Vlorës për të mbështetur skuadrën e tyre në këtë transfertë. Edhe pse të paktë në numër, ata nuk reshtën së mbështeturi ekipin, madje në disa raste zëri i tyre dëgjohej edhe më shumë se tifozëria vendëse.

Topat - Në dy raste gjatë pjesës së dytë, lojtarët e Kukësit, pasi kanë larguar topin në anësore, e kanë goditur aq fort, saqë "sfera" ka dalë jashtë stadiumit, duke shkuar në aneksin ngjitur tij. Në të dyja rastet nuk munguan kontestimet e tifozëve për lojtarët kuksianë