e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tifozet belge serish ne shitje

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tifozet belge serish ne shitje
Një grup i tifozëve nga Belgjika që përkrahën Përfaqësuesen e Holandës në “Euro 2012″, pasi ishin “blerë” përmes uebfaqes “eBay”, po kërkojnë një ekip të ri për përkrahje pas eliminimit të holandezëve. Tifozët belgë kishin krijuar grupin e tyre në “Facebook” prej 20 mijë anëtarëve dhe kishin shkruar: “Tifozët belgë në shitje për Evropian”. Ata kishin bërë të ditur se mund të adoptohen për një shumë të të hollave, e cila do të shkonte donacion për UNICEF-in për të ndërtuar shkolla në shtetet e goditura nga konfliktet e luftës.

“Vazhdojmë fazën e dytë. Kërkojmë ekip për përkrahje, pas eliminimit të Holandës. Kushtet janë shumë të volitshme. Nuk jemi mundim të përkrahim Belgjikën që nga Botërori 2002″, thuhet në shpjegimin e tifozëve belgë.