Blank: Kujdes Suedine, s�jane sa per numer!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓suedia.jpg)
Trajneri Loran Blank ka besim se Franca do ta fitojë takimin ndaj Suedisë. Ai parashikon një përballje të vështirë ndaj një skuadre të fortë fizikisht dhe që luan futboll të rrezikshëm. Tekniku i “Les Blues” paralajmëron ndryshime në formacionin kundër nordikëve. Megjithatë, Blank nuk zbulon gjë. Formacionin do ta shpallë tri ose katër orë para nisjes së takimit.
Loran Blank, mes pasigurive dhe pezullimeve të mundshme, cili do të jetë formacioni që do të përballet me Suedinë?
Do të ketë 11 lojtarë që do të përballen me suedezët. Nëse ne mendojmë për pezullime të mundshme… ne këtë mund ta kishim bërë nëse do të ishim kualifikuar. Por aktualisht ne nuk mundemi. Vëmendje do t’i kushtohet gjendjes fizike. Unë e shpall formacionin gjithmonë tri ose katër orë para nisjes së ndeshjes.
Pas fitores me Ukrainën, a keni frikë se skuadra juaj ka rënë në qetësi?
Ka gjithmonë një rrezik degradimi. Ky rrezik gjithashtu ekziston edhe në Evropian. Ne duhet të jemi seriozë në përgatitje. Duhet të dimë se çfarë duhet të bëjmë. Kishte shumë gëzim pas Ukrainës, dhe me të drejtë. Një ekip në këtë takim luan për t’u kualifikuar e një tjetër për t’u eliminuar; ne futemi për të fituar. Kjo është sfidë vendimtare. Pas saj duhet të përqendrohemi për ndeshjen tjetër. Nuk jemi këtu për turizëm.
Si është gjendja e ekipit nga ana fizike?
Ne themi se ekipi po forcohet dhe lojtarët janë të përgatitur që të luajnë tri ndeshje. Janë të gjithë gati.
A do të luajë Kabaje kundër Suedisë?
Ekziston një mundësi që Kabaje të rrijë në stol, ashtu si edhe për lojtarë të tjerë. Më pas do të zgjedhim me qetësi. Ne do të hedhim në fushë ekipin më të mirë, pasi mendojmë për rezultatin. Mund të ketë një ekip me ndryshime në takimin ndaj Suedisë.
Çfarë diference shikoni midis Patris Evrasë dhe Gael Klishisë?
Si Evra edhe Klishi janë mbrojtës shumë të mirë. Ata janë stërvitur për të luajtur në mesfushë. Kanë karakteristika të njëjta njëri me tjetrin. Nuk mundesh të luash me dy mbrojtës të majtë. Ne do të bëjmë një zgjedhje. Ata kanë lojtarë të ngjashëm.
Si mund të përgatitësh një ndeshje kur e di që nuk ke për çfarë të luash më?
Është e vështirë kur nuk ke më se për çfarë të luash. Për ne, nisja e takimit është tepër e rëndësishme. Gjithçka varet pikërisht nga kjo. Sa i përket lojtarëve, Suedia priste shumë nga Evropiani, por do ta kemi të vështirë me ta. Janë të fortë fizikisht dhe loja e tyre bazohet te forca. Kanë lojtarë të mëdhenj. Do të përpiqen të na imponojnë lojën e tyre, kështu që s’duhet të presim një ekip që është në fushë sa për numër.