e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bllohin: Presioni eshte mbi 'Luanet'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bllohin: Presioni eshte mbi 'Luanet'
Për Oleg Bllohin, Ukraina nuk do të ndiejë presion. “Anglia duhet që të fitojë, ndërsa për ne do të ishte surprizë. Ata janë më nervozë, ndërkohë që ne nuk kemi asgjë për të humbur. Runi nuk më tremb, edhe pse është një nga sulmuesit më të mirë në botë”, – tha trajneri i përfaqësueses ukrainase.

Ish-sulmuesi i Bashkimit Sovjetik shtoi se s’do të jetë tragjedi nëse lojtarët nuk arrijnë të kualifikohen: “Asnjë nuk pret nga ne të fluturojmë në hënë. Ne po përgatitemi për këtë takim të relaksuar. Nëse nuk marrim rezultat, por luftojmë deri në fund, atëherë nuk duhet marrë si turp”, – përfundoi Bllohin.