e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Sheva pritet te luaje: Runi nuk do te preke top me kembe

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sheva pritet te luaje: Runi nuk do te preke top me kembe
Në radhë të parë do të vendosë vetë nëse sot do të zbresë në fushë kundër Anglisë. Në radhë të dytë, Andrij Shevçenko nuk ka asnjë dyshim. Ukraina ka shanse ta fitojë ndeshjen e fundit në Grupin D dhe kualifikohet në çerekfinale për herë të parë në historinë e saj, me apo pa atë në fushë. Sulmuesi 35-vjeçar është rikthyer në stërvitje një ditë më parë, por mjeku Leonid Mironov deklaroi se shanset që ylli i skuadrës të jetë në fushë janë 50-50.

Vetë Shevçenko është ndalur të flasë për ndeshjen e sotme dhe për shanset që ka Ukraina t’i ndalë “Tre Luanët”. “Të shohim se çfarë do të bëjë Ukraina me Runin. Ai nuk luan prej muajsh dhe nuk është në kondicion të mirë, edhe pse mbetet një lojtar klasi. Mendoj se nuk ka për të kapur top me këmbë. Duhet të bëjmë shumë kujdes, nëse duam të kualifikohemi”, – tha Sheva.