Tiago thumbon Moratën: Nuk e njohim ferrin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tiago Alkantara ka eksperiencë të gjerë në arenën ndërkombëtare. Edhe pse 23 vjeç, ai ka festuar shumë suksese në karrierë si 4 tituj, 2 Kupa Mbreti, 1 Botëror Klubesh, 1 Superkupë të Europës dhe 1 Champions me Barcelonën. Edhe me Bajernin ka fituar 2 tituj, 1 kupë dhe 1 Botëror Klubesh.
Ndërkohë, erdhi momenti që ai të ngrejë edhe trofeun e Champions-it me bavarezët. Ditën e martë, Bajerni do të përballet me Juventusin në Torino dhe mesfushori spanjoll vlerëson maksimalisht kampionët e Italisë. "Juventusi është një nga ekipet më të mira në histori. A
Analiza jonë është e hershme për ta. Por, rëndësi të veçantë ka edhe dueli me Darmshtadin ditën e shtunë. Darmshtadi integron lojë defensive ashtu si Juventusi, por të një kalibri tjetër", nënvizoi Tiago Alkantara. Teksa u informua mbi kërcënimin e kolegut të tij në kombëtare, Alvaro Morata "Në Torino ju pret ferri", Tiago i është kundërpërgjigjur.
"Në futboll nuk ka 'ferr'. Ka konfigurime artistike, por unë nuk do ta quaja një gjë të tillë, pasi Morata do të zhgënjehej. Ne shkojmë për të fituar dhe u kualifikuar. Ndeshjet e Champions-it të ofrojnë adrenalinë të veçantë. Konkurron me të mirët dhe ne duam të dalim sipër tyre.
Patjetër duhet të ulim euforinë dhe zbresim me këmbë në tokë. Juventusi nuk doli rastësisht nënkampione sezonin e kaluar. Ata kanë kualitet si në mbrojtje dhe sulm. I njohim shumë mirë anët e forta dhe të dobëta të tyre". Teksa Bajerni ka probleme me qendërmbrojtjen dhe vuajnë mungesën e tyre, Tiago ka ironizuar disi krahasimet e shtatlartësive.
Defensiva bavareze është e gjatë 1.74 metra, ndërsa ofensiva e italianëve 10 centimetra më e gjatë. Për këtë diferencë, mesfushori spanjollobrazilian i thumbon shtatlartët e "Zonjës". "Rëndësi ka që topi të qarkullohet tokazi. Siç e dini, edhe pemët e larta si lisat rrëzohen më lehtë dhe më shpejt. Ne duhet ta mbajmë topin dhe të dalim në lojën tonë", u shpreh 23-vjeçari spanjoll. Në fund, Tiago hedh poshtë edhe spekulimet për një largim të mundshëm.
