Mançini tremb Interin: Dua stolin e Italisë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Roberto Mançini ësh të përfolur kohët e fundit si një kandidat i mundshëm për të drejtuar Kombëtaren e Italisë pas kampionatit europian, duke i dhënë fund aventurës me Interin. Për herë të parë, ai ka dalë hapur duke pranuar dëshirën për një eksperiencë të tillë. Ndërkohë, ka thurur elozhe për Tohirin dhe ka bërë ironi për Zhoze Murinjon...
Mendoni se futbolli italian mund të përfaqësohet si duhet nga president si Tohiri?
Po. Unë besoj se, po të ketë sa më shumë presidentë si Tohiri në Itali, futbolli do të rritet ndjeshëm. Sot është e vështirë që të gjesh sipërmarrës italianë si Morati, që kanë shpenzuar shumë para.
Është e vërtetë që u kthyet tek Interi për të treguar se mund të fshihet kujtimi i Murinjos?
Jo. Nuk jam në garë me të. Ai fitoi Champions-in, ndaj ka bërë më mirë se unë.
Gjithsesi ju ishit krijuesi i një Interi kampion, i cili filloi të fitojë trofe.
Ndonjëherë ka të bëjë fakti se çfarë skuadre merr. Ndodh që të kesh në dispozicion një ekip të gatshëm për të fituar...
Keni provuar të merrni Dibalan, por nuk ia dolët. A është një peng i juaji?
Ne provuam, por në merkato nuk merret çdo lojtar që dëshiron. Ai ka për t'u bërë kampion i madh.
Po Kondogbia do të bëhet kampion?
Po, do të bëhet. Ka shumë potencial.
Do t'ju pëlqente ta drejtonit Kombëtaren e Italisë? Po, po, për të fituar diçka. Është e qartë që Kombëtarja për një trajner, pas shumë klubesh, mund të jetë eksperienca më e bukur. Pastaj, të drejtosh Kombëtaren e Italisë është një nder i madh. Mund të bëhet, mund të mos bëhet. Nuk e di. Pastaj, futbolli i përket rastësisë. Mund të jesh i lirë në momentin e duhur, por të mund të jesh i zënë atëherë kur nuk duhet. Të shohim se çfarë do të ndodhë.
Jeni kaq i ri...
Jemi të rinj, ekzakt...