e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tiago Silva ne Paris per bisedime me PSG

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tiago Silva ne Paris per bisedime me PSG
Qendërmbrojtësi i shumëvlerësuar brazilian, i cili ka qenë i lidhur me mundësinë e transferimit te Mancester Siti apo Barcelona kohët e fundit, është në Francë për të biseduar me parisienët e PSG. Ndërkombëtari nga Brazili konsiderohet si një nga lojtarët më të shquar në botë në pozicionin e tij dhe ka ngjallur interesin e madh të Karlo Ancelotit, i cili është i etur për të forcuar prapavijën e skuadrës së tij, në përpjekje për ta shndërruar klubin parisien në një superfuqi të lojës së futbollit. Një burim i afërt me klubin italian të kuqezinjve ka konfirmuar se Milani i ka dhënë leje Tiago Silvës për të folur me PSG, edhe pse marrëveshja nuk është bërë ende”.

Edhe pse amerikano-jugori është në Paris, klubet respektove janë ende në distancë për një transferim të mundshëm. PSG është i gatshëm për të vënë në tavolinë 40 milionë euro, por gjigandët e Seria A kanë caktuar çmimin e tyre, duke kërkuar 50 milionë euro për mbrojtësin 27-vjeçar.

Edhe Mancester Siti ka shfaqur interesin për Tiago Silvën në maj, duke ofruar një marrëveshje të pjesshme këmbimi, që do të përfshinte Karlos Tevezin, edhe pse kuqezinjtë duan vetëm të holla për mbrojtësin. Ndërkohë, Barcelona duket se nuk dëshiron që të shkojë deri në përmbushjen e çmimit të kërkuar nga Milani. Kjo mungesë interesi e katalanasve për të paguar shumën e vendosur nga Milani si cmim për të provokoi një reagim të shpejtë nga mbrojtësi, i cili tha se do të mbetet në “San Siro”, por natyra e rëndë e qasjes së PSG-së e ka detyruar brazilianin që të paktën të diskutojë kushtet me klubin ambicioz të “Ligue 1”.