Del Boske gaboi me skemen dhe Pirlon
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Spanjë-Itali ishte një ndeshje ku vështirë se mund të bëje parashikime dhe në fakt, surprizat erdhën pikërisht nga vendimet që morën trajnerët respektivë. Nuk e prisja që Spanja të mos luante me një sulmues, që të ishte pikë referimi për repartin e avancuar.
Njësoj siç nuk e prisja që italianët luanin me tre mbrojtës, pasi ishte e rrezikshme kundër kampionëve në fuqi. Gjithsesi, duke iu referuar dy teknikëve, mendoj se ishte trajneri Del Boske ai që nuk zgjodhi skemën e duhur. Ksavi, Iniesta dhe Fabregas mendonin që të bënin pasime të shpeshta, por në të vërtetë ishin të padobishme. Dominimi i tyre nuk pati vlerë, pasi nuk kishin se kujt t’ia pasonin topin për të shënuar. Rrotulloheshin rreth zonës kundërshtare, pa një ide të qartë. Futja e Torresit në fushë e tregoi qartë se çfarë i mungonte lojës së spanjollëve.
Për më tepër, duke parë që italianët luanin me tre mbrojtës, prania e një sulmues potent ishte e domosdoshme për t’i shpërqendruar. Ndërkohë, gabimi tjetër i iberikëve ka të bëjë me markimin e Pirlos. Ata e lanë shumë të lirë organizatorin kundërshtar, i cili është i aftë të bëjë diferencën kur gjen hapësirë në fushë. Ndaj edhe Italia kishte aksione tepër të qarta, të cilat nisnin nga këmbët e mesfushorit të Juventusit.
Sa i përket skuadrës së Prandelit, dua të përgëzoj Daniele de Rosin. Ishte i jashtëzakonshëm dhe pa diskutim më i miri në fushë. Ndërhyrje të sakta dhe shpirt luftarak, ai i dha ekipit të tij jo vetëm garanci në repartin defensiv, por edhe zemër që të mos dorëzohet. Baloteli? Nuk ndryshon asnjëherë. Duhet të ndërgjegjësohet të paktën për ndeshje të një niveli të tillë, pasi bëhet fjalë për ekipin kombëtar dhe kampionatin evropian”.