e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

'S�dua t'ia di per Murinjon, rezultatet nuk do vonojne'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
'S�dua t'ia di per Murinjon, rezultatet nuk do vonojne'
Portugalia bëri një paraqitje dinjitoze kundër Gjermanisë. Mbasi trajneri Paulo Bento u kryqëzua për humbjen ndaj Turqisë, ai së bashku me yjet e tij e ka treguar veten përballë rekordmenëve të Evropës duke ua bërë jetën atyre tepër të vështirë. Në atë sfidë ishte i pranishëm edhe Zhoze Murinjo, i cili pas ndeshjes i adresoi një sërë kritikash taktike kolegut të tij. Por, Bento ka reaguar me gjakftohtësi ndaj kritikëve, duke u kërkuar atyre që të kenë durim.

“Kam marr përsipër të drejtoj Portugalinë, dhe dua ta bëj mirë detyrën time. Nuk mund të bazohem tek mendimet e të tjerëve, kur kam marr gjithçka nga kjo eksperiencë. Murinjo ka të drejtën e tij për të dhënë mendime apo që të kritikojë. Por kur të jetë ai në pozicionin tim, atëherë do ta kuptojë. Unë jam shumë i kënaqur me paraqitjen, kurse sa i takon rezultateve, do të jeni vetë dëshmitarë. Bilancet i bëjmë pas Evropianit”, – deklaroi Paulo Bento.