e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Grupi A rikthehet me ndeshjet e dyta

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Grupi A rikthehet me ndeshjet e dyta
Greqia dhe Çekia, nuk priten gola

Greqia realizoi një ndeshje heroike kundër Polonisë, ku flirtoi me fitoren, edhe pse luajti me 10 futbollistë. Gjithsesi, ndaj Çekisë i pret një ndeshje tepër e vështirë.

Analizë/ Greqia Trajneri Fernando Santos ka aplikuar të njëjtën filozofi si edhe paraardhësi i tij, Rehagel. Një ekip që mbyllet në mbrojtje dhe kundërsulmon me katër apo pesë futbollistë. Një taktikë që funksionon ndaj ekipeve të mëdha, por që ndaj Çekisë pritet të mos jetë aq e suksesshme, për shkak se kundërshtari nuk mendon shumë për sulmin.

Analizë/ Çekia Vuajtën dhe zhgënjyen kundër Rusisë, por kanë shansin e artë që të marrin një rezultat pozitiv ndaj grekëve. Stili i lojës përshtatet me atë të kundërshtarit, i cili nuk ka një sulm të rrezikshëm. Parashikimi Të dy ekipet nuk kanë një sulm të rrezikshëm dhe në letër pritet që të mos ketë shumë gola. Kjo duke u bazuar te fakti që skuadrat mendojnë për të gjetur rrugën e rrjetës me kundërsulme, apo me krosime të gjata. Secila prej mbrojtjeve respektive është e vështirë për t’u mundur me këto taktika loje.

Polonia nuk del pa pikë ndaj rusëve

Polonia shkëlqeu 45 minuta ndaj Greqisë dhe zhgënjeu në pjesën e dytë të lojës, ndërkohë që rusët shkëlqyen përgjatë 90 minutave ndaj Çekisë. Organizatorët nuk duhet të humbasin në ndeshjen e dytë, ndërsa rusët do të kërkojnë fitoren që u dhuron edhe kualifikimin.

Analizë/ Polonia Kanë një kundërsulm të shpejtë dhe një bomber tepër të rrezikshëm si Levandovski. Nëse luajnë si 45 minutat e para ndaj grekëve, polakët kanë shanse serioze për ta fituar ndeshjen, por nëse shthuren në mbrojtje, si në pjesën e dytë, atëherë rusët janë të aftë të realizojnë një fitore me goleadë. Polonia ka potencialin që të marrë një rezultat pozitiv, ose më saktë të mos humbasë.

Analizë/ Rusia Janë në formë të shkëlqyer dhe pa diskutim favoritë për të fituar edhe ndaj Polonisë. Rusët nuk tregohen aventurier në lojën e tyre, duke u mbroj- Polonia nuk del pa pikë ndaj rusëve tur mirë dhe duke kërkuar golin me kundërsulme. Një taktikë, që siç ndëshkoi Çekinë, mund të japë rezultate edhe ndaj polakëve. Gjithsesi, këtë herë ata rrezikojnë më shumë në mbrojtje, pasi rivali ka lojtarë të shpejtë. Parashikimi Polonia është më inferiore në aspektin kualitativ, por motivimi, përgatitja fizike dhe, mbi të gjitha, filozofia e lojës së tyre, bënë që ata të mos dalin pa pikë ndaj Rusisë.