Gjermanet jane favorite, Spanja nuk shkon larg
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
“I kam ndjekur me vëmendje të gjitha ndeshjet e zhvilluara deri tani dhe mund të them se skuadra që më ka bindur më shumë është Gjermania. Ata janë shumë të matur taktikisht dhe të përgatitur fizikisht. Dinë ta përballojnë me sukses një ndeshje deri në minutën e fundit, duke luajtur me ritëm të lartë. Kjo edhe për faktin se janë të rinj në moshë. Mendoj se janë ekipi më i kompletuar në të gjitha repartet dhe si rrjedhojë edhe favoritët kryesorë për të fituar kompeticionin.
Spanja – Logjikisht janë pretendentë, sepse jo vetëm që janë kampionët në fuqi, por nuk kanë ndryshime të mëdha me skuadrën që fitoi Kupën e Botës. Ndonëse, reparti i saj sulmues nuk më bindi. Kjo kam përshtypjen se do i ndëshkojë në vazhdimësi dhe nëse luajnë njësoj si kundër Italisë. Nuk besoj se do shkojnë shumë larg. Madje, që para se të fillonte kompeticioni, isha skeptik nëse ata do mbronin titullin.
Italia – Ekipet e mëdha e tregojnë staturën e tyre kur janë në vështirësi, dhe këtë gjë bënë edhe italianët. Pavarësisht problemeve të shumta me akuzat për trukim dhe presionin e krijuar rreth tyre, djemtë e Prandelit i harruan të gjitha në fushën e lojës dhe zhvilluan një paraqitje që me të vërtetë më surprizoi. Holanda – Nuk mund të bëj një analizë të detajuar, sepse më parë duhet kuptuar se sa probleme kanë brenda ekipit.
Çekia – Sigurisht që nuk më bindi paraqitja që bënë, por dua të kundërshtoj të gjithë ata që kritikuan Milan Baroshin. Ai është pa diskutim sulmuesi më i mirë çek. Me skemën 4- 2-3-1, duhet të shfrytëzojë pasimet që i jepen. Ndërsa në ndeshjen e kaluar, ai nuk mori thuajse asnjë asist.