e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Thumbon Osmani: Partizani në krye kur isha stol, tani jo më

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Thumbon Osmani: Partizani në krye kur isha stol, tani jo më

Barazimi ndaj Bylisit nuk ka qenë rezul tati më i mirë për Skënderbeun, që nuk shfrytë- zoi ndaljen e Partizanit për ta kaluar në klasifikim. Mbrojtësi korçar Tefik Osmani, i ftuar në emisionin sportiv në "TVSH", u shpreh:osmani "Barazimi ndaj Bylisit nuk është se ka një shije të hidhur për ne, pasi duke parë mënyrën sesi u luajt ky takim mund të quhet një rezultat pozitiv. Ne luajtëm për një pjesë të madhe me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Jashanicës, por arritëm të merrnim sërish barazimin, edhe pse kishim shkuar poshtë një goli.

Dalja me karton të kuq ishte ajo që vendosi fatin e takimit, pasi ne ishim përgatitur që të merrnim një fitore në këtë ndeshje", tha Osmani.

Batutat - Natyrisht batuta e parë e bërë nga lojtari përkon me vendin e parë në renditje, të cilës mbrojtësi korçar ka dashur t'i përgjigjet jo me pak humor dhe ironi. "Partizani ka qenë i pari kur unë isha në stol? Bravo Partizanit!

Ja që fati te Skënderbeu nuk është vetëm me drejtorin e klubit apo me çakmakun e profesorit, por jam edhe unë", tha lojtari, i cili ka ironizuar ekipin e Bylisit në lidhje me topin që u luajt ndeshja. "Në informacionet e mia, ai top me të cilin kemi luajtur në Ballsh ka qenë enkas për ne dhe nuk përdoret në ndeshjet e tjera. Kështu kam përshtypjen", mbylli Osmani këtë pjesë të bisedës.

Garancia - Më pas, Osmani ka analizuar edhe faktin që loja e Skënderbeut nuk është më e njëjta si në fazën e parë të kampionatit. Por, gjithsesi, ka premtuar se shumë shpejt do të shkëputen për të marrë titullin kampion. "Kemi edhe ne lëkundjet tona, pasi shumë lojtarë kanë qenë të dëmtuar.

Lilaj për shembull, i cili është një lojtar kyç i mesfushës, nuk është në formën e tij më të plotë fizike, pasi ka qenë i dëmtuar për një kohë. Por sigurisht nuk duhet të shqetësoheni për këtë. Ju premtojmë se shumë shpejt pritet që të shkëputemi akoma më shumë nga ndjekësit.

Prisni që këto javë të mbyllim shkëputjen tonë në krye të renditjes", tha lojtari që në fund kishte edhe një koment për mungesën e Shkëmbit. "Dëmtimi e ka lënë disi pas në anën fizike dhe nuk ka ndjekur për një javë stërvitjen për shkak se u bë me vajzë dhe qëndroi pranë familjes. Të gjithë jemi të rëndësishëm për ekipin tonë, por Shkëmbi është kapiteni i ekipit. Është ustai që ndez motorin e ekipit", ka përfunduar mbrojtësi i Skënderbeut.