Thiago Silva, jo vetem nje futbollist i madh
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dje në mbrëmje u luajt ndeshja midis Lionit dhe Parisit ku Thiago Silva ishte vendimtar me ndërhyrjet e tij në disa raste. Por përveçse tregoi se është një futbollist i madh, Silva është dhe një njeri i madh. Gjatë hyrjes në fushë ai shoqërohej nga një fëmijë i vogël i cili nisi të kishte ftohtë. Silva atëherë hoqi xhaketën e tij dhe ia dha vogëlushit nën shikimet tërë zili të shokëve të tij. Videoja ka marrë dhjetëra mijëra klikime në Youtube.