e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Partizani – Skenderbeu me rrjeta ta paprekura

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani – Skenderbeu me rrjeta ta paprekura

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura supersfida e javës së 21-të të Superligës mes Partinzanit dhe Skënderbeut Megjithëse takimit mes ishte tyre nuk i mungoi ritmi dhe intensitetit gjatë 90 minutave në fushën e blerë, ai që mungoi ishte goli. Të  dyja skuadrat zbrisnin në fushën e stadiumit “Niko Dovana” të vetëdijshëm se një fitore i afronte me vetëm një pikë diferencë nga kreu.

Si Partizani dhe Skënderbeu luajtën me formacionin më të mirë të mundshëm dhe tifozerive që kishin mbushur shkallët e stadiumit. Në fillim të takimit, mes tifozerive nisi valë ofendimesh e tensioni por falë ndërhyrjes së forcave të shumta të rendit gjithçka u mbyll mirë brenda pak sekondash. Ndeshja pati edhe episode të diskutueshme. Në minutën e 31arbitri Kridens Meta ndëshkoi me karton të verdhë Mazrekajn pa vënë re se faulli ishte shkaktuar nga Cuculi, episod ky jo pa pasoja për Partizanin me Mazrekajn që humbet ndeshjen e javës së ardhshme me Kukësin.

Pjesa e parë ishte më e mirë për skuadrën nga kryeqyteti, ndërsa e dyta për korçarët. Pas këtij barazimi, të dyja skuadrat mbesin në kuotën e 41 pikëve. Tabela e renditjes kryesohet nga Tirana me 44 pikë ndjekur nga Kukësi me të njëjtën sasi pikësh.