Tevez tremb Juven mund te largohet te Boca Juniors

Tevez tremb Juven, mund te largohet te Boca Juniors

Tevez është duke kaluar një sezon të shkëlqyer te Juventusi por ky mund të jetë i fundit për të në Torino. Boca Juniors ka përgatitur 5 milionë euro për sulmuesin Tevez. Pas deklaratave të fundit të Tevez i cili ka pranuar se vitet e fundit të karrierës do t’i pëlqente t’i mbyllte në vendlindje, duket se klubi argjentinas është vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e tij. Oferta prej 5 milionë euro për Juventus dhe një kontratë trevjeçare për Carliton me 4 milionë euro në vit plus bonuse mesa duket,do të ulë në bisedime agjentët përkatës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama