Juventusi ble per 2 milion euro talentin shqiptar

Juventusi ble per 2 milion euro talentin shqiptar

Rey Manaj do të jetë një futbollist i Juventusit duke nisur që nga sezoni i ardhshë. Talenti shqiptar, i cili është përfaqësues kuqezi U-19, aktualisht pjesë e Kremoneses në Serinë B, është blerë nga bardhezinjtë për 2 milionë euro. Mediat italiane shkruajnë se kampionët e Italisë mposhtën konkurrencën e Interit për shërbimet e djaloshit shqiptar, i cili konsiderohet një futbollist i të ardhmes.

Në fakt, për Manajn u interesua edhe Roma me Palermon, por oferta e bardhezinjve ishte shumë më e lartë, ndaj futbollisti i datëlindjes 1997, do të transferohet në Torino në përfundim të sezonit aktual. Rey Manaj është formuar si futbollist në akademinë e Kremoneses, ndërsa në sezon 2013-2014 u transferua në formë huazimi te të rinjtë e Sampdorias, por klubi nga Gjenova nuk pranoi ta blinte kartonin e tij.

Në sezonin aktual 18-vjeçari ka spikatur me lojën dhe golat e tij në Serinë B, duke u vënë në qendër të merkatos, me Juventusin që pranoi të derdhë 2 milionë euro për kartonin e tij në arkat e Kremoneses. Manaj është aktivizuar në dy ndeshje me përfaqësuesen U-19 të Shqipërisë, ndërsa me U-21 debutoi me gol në fitoren 2-0 nga Lihteshteinit në eliminatoret e Europianit të vitit 2017.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama