Guardiola Champions-i nuk fitohet pa kaluar situata te veshtira

Guardiola: Champions-i nuk fitohet pa kaluar situata te veshtira

Bajerni i Mynohut do të kërkojë sot përmbysjen në “Allianz Arena” ndaj Portos për të shkuar më tej në Ligën e Kampionëve, pas asaj humbjeje të papritur javën e shkuar në Portugali.

Bavarezë do të tentojnë të përmbysin rezultatin 3-1 kundër Portos, por skuadra ndodhet në pikë të hallit me 5 mungesa kryesore. Trajneri spanjoll Pep Guardiola tha para medieve sot në konferencë se e ka të qartë vështirësinë e kualifikimit dhe e cilëson sfidën si më të rëndësishmen për ekipin e tij.

“Kjo është ndeshja jonë më e rëndësishme, ashtu siç ishte edhe ajo me Shaktar Donetskun. Ne e dimë mirë atë që duhet të bëjmë. Ka ardhur momenti t’i lëmë fjalët e të kalojmë te veprat sepse tifozët do të na ndihmojnë vetëm nëse e kuptojmë që ne po japim maksimumin në fushë”, tha Guardiola.

Sipas tij nëse kërkon të fitosh Champions-in duhet të kalosh dhe situata të tilla. “Sigurisht nuk pres të fitojmë 4-0 me Porton. Ne jemi në gjendje të përballojmë një presion të tillë dhe kjo është e bukura e futbollit”. Një eliminim i mundshëm nga Liga e Kampionëve do të vinte në pikëpyetje të ardhmen e Guardiolës në krye të stolit bavarez.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama