Rei Manaj te Juventusi por Kremoneze pergenjeshtron

Rei Manaj te Juventusi, por Kremoneze pergenjeshtron

Lajmi i bujshëm i publikuar dje nga “Calciomercato.it” fliste për një akord të arritur mes klubeve: 2 mln euro për kartonin e shqiptarit dhe tre të rinvje të tjerë. Klubi i Lega Pro: “S’është e vërtetë”

 
Juventusi është klubi kë popullor në Itali, por jo vetëm pasi edhe në Shqipëri ka shumë të apasionuar dhe, madje, thuajse të gjithë tifozët e skuadrës së Tiranës, të paktën kështu ka qenë tendenca, bënin tifo bardhezi. Por, gjatë historisë së saj, shqiptarët tek ky klub kanë qenë me pikatore, për të mos thënë asnjë i rëndësishëm, përveç një emri që ka shkruar inicialet e tij në historinë e këtij klubi: Riza Lushta, që u aktivizua me “Zonjën” nga viti 1940 deri në 1945, pra në kohë lufte. Lushta ka shënuar 40 gola në 85 ndeshje, ndërsa në total në Serinë A ka realizuar 68 gola në 170 ndeshje.

 

Madje, ka edhe një Kupë Italie të fituar në sezonin 1941-1942, me fanellën bardhezi, duke qenë deçiziv me 8 golat. Nga Lushta në ditët e sotme kanë kaluar shumë vite (70 vjet), por ende asnjë shqiptar s’ka bërë që shqiptarët të ëndërrojnë. i fundit që provoi ishte Elvis Kabashi, por mendjemadhësia luajtën një lojë të keqe tek djaloshi, i cili refuzoi edhe Shqipërinë për të besuar tek grumbullimi me Italinë. Juventusi ia bleu Empolit për gati 1 mln euro bashkë me dy futbollistë të tjerë, që sot vazhdojnë të jenë pjesë e bardhezinjtë. Por, sot, Kabashi është i huazuar në kategorinë e dytë holandeze, tek skuadra e Den Boshit.

 

E gjithë kjo histori duhet të jetë mësim për Rei Manajn. Sepse pikërisht 18-vjeçari i Kremonezes mund të jetë shqiptari i radhës tek Juventusi dhe që mund të ketë një të ardhme të madhe. Eshtë e bindur për këtë “Calciomercato.it”, që rrëfen se është arritur akordi mes klubeve për gati 2 mln euro (kartoni i Manajt dhe i tre lojtarëve të tjerë të rinj, produkte të vitit 1999 dhe 2000). Megjithatë, po dje, klubi i Kremonezes, në Lega Pro ka përgënjeshtruar lajmin, duke konfirmuar qëndrimin e Manajt. Edhe Atletiko Madrid dhe një sërë klube të Serisë A (Inter, Fiorentina, Xhenoa, Kievo) janë interesuar, pa harruar edhe Bolonjën në Serinë B. Manaj ra në sy kryesisht në turneun “Viareggio”, ku shënoi edhe dy gola. Aktualisht është pjesë e U-21 të Shqipërisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama