e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Teuta do shkarkimin e Kastratit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Teuta do shkarkimin e Kastratit

Teuta kërkon sh karkimin e Tahir Kastratit. Klubi durrsak ka depozituar zyrtarisht një shkresë në FSHF, ku kërkon largimin e tij nga posti i kryetarit të Komitetit të Arbitrave.TEUTA-658x370 Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë nuk është kaluar vetëm me deklaratën e bërë nga trajneri Gugash Magani pas ndeshjes, i cili akuzoi direkt "xhaketat e zeza" për ndikim në rezultat.

Ata dje kanë përpiluar edhe një kërkesë për federatën dhe KE-në, ku argumentojnë edhe arsyen se përse duan që Kastrati ta lërë atë detyrë. Durrsakët deklarojnë se gjykimi në Kukësi-Teuta, me kryesor Lorenco Jeminin, nuk ishte në nivelin e kërkuar, madje ata nuk e ushtruan siç duhet detyrën.

Sipas tyre, Kastrati nuk injekton besim, pasi në disa raste përzgjedh arbitra problematikë, të cilët kanë lidhje me ekipe të caktuara. Madje, përtej shpenzimeve që kryen FSHF-ja me seminare për arbitrat, sipas Teutës, gjykimi nuk ka pë- suar asnjë përmirësim.

Kërkesa Drejtuesit e Teutës kanë nisur kërkesë zyrtare drejt FSHF-së dhe Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, ku kërkohet shkarkimi i kryetarit të Komisionit të Caktimit të Arbitrave, Tahir Kastrati. "Panorama Sport" ka siguruar shkresën në fjalë, ku konkretisht radhiten 3 pika që argumentojnë kërkesën e bërë prej klubit.

"Një pjesë e gjyqtareve dhe veçanërisht puna e bërë nga kryetari i Komitetit të Arbitrave Kastrati, nuk injektojnë besim se një ndeshje futbolli dhe verdiktet e sezonit mund të përcaktohen në mënyrë të logjikshme nëpërmjet futbollit të luajtur.

Dhe, nëse mungon besimi për një gjykim të drejtë, është e pamundur të vazhdosh të investosh në këtë sport. Caktimi i gjyqtarëve ngre dyshime, pasi në ndeshje decizive vendosen arbitra të konfirmuar si problematikë dhe të njohur për lidhje me klube të caktuara.

Familja e futbollit, FSHF-ja, ka shpenzuar shuma të mëdha për shpërblimet e gjyqtarëve dhe për seminare të ndryshme, e megjithatë përmirësime të dukshme për punën e tyre nuk ka pasur.

Kërkesa jonë për largimin nga detyra e kryetarit të Komitetit të Arbitrave, z. Tahir Kastrati, vjen si kontribut për të përmirësuar këtë situatë dhe për të përcjellë mesazhin tek arbitrat se nuk mund të jenë ata që vendosin për verdiktet e futbollit tonë. Shpresojmë që shqetësimi i ngritur nga KF Teuta të gjejë mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj", thuhej ndër të tjera në kërkesën drejtuar FSHF-së.