e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bylisi vuan rregullin e katër të huajve

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bylisi vuan rregullin e katër të huajve

Bylisi bëri shumë përforcime këtë merkato dimri, pasi vetëm nëpërmjet merkatos mendon se mund t'ia arrijë shpëtimit. Një pjesë e lojtarëve të ekipit janë të huaj, por për fat të keq jo të gjithë mund të aktivizohen njëherësh, pasi lejohen vetëm 4 në lojë.bylis partizaniKjo gjë është kthyer në një problem më vete për teknikun Zidzoviç, pasi shpeshherë bën zgjedhje të sforcuara, duke ulur në stol lojtarë që do t'i dëshironte nga minuta e parë.

Më shumë "pre" e këtij rregulli kanë rënë dy sulmuesit, nigeriani Izuçuku dhe argjentinasi Varea, të cilët edhe kur aktivizohen në pjesën e dytë, janë të detyruar të zënë vendet e dy të huajve.

Gjithsesi, gjatë gjithë kampionatit Zidzoviç do të mundohet t'i alternojë këta lojtarë me njëri-tjetrin, ndërkohë që në mbrojtje luajnë edhe Simiç me Dukiç.

Nuk dihet ende se kujt do t'i besojë trajneri për Laçin, por sërish zgjedhja mbetet mes të huajve dhe më pas t'i aktivizojë në një koment të dytë. Ndërkohë, përgatitjet janë duke vijuar normalisht në kampin ballshiot dhe objektivi do të jetë që të mos dalin pa pikë në një nga transfertat më të vështira në futbollin shqiptar.